AktualitetRajoniTë fundit

Beogradi e quan skandal vendimin që Vulinit t’i ndalohet hyrja në Kosovë

Zyra e ashtuquajtur për Kosovë në Serbi, e ka cilësuar si skandal vendimin për ndalimin e hyrjes së Ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandër Vulin në territorin e Kosovës, për festën e Vidovdanit.

Sipas tyre  pas kësaj qëndron Kosova dhe ndërmjetësuesit evropian në dialog, shkruan gazeta serbe ‘Pink’, përcjell lajmi.net

“Zyra për Kosovë dënon vendimin e Prishtinës dhe ndërmjetëuesit e dialogut në Bruksel. Ai vendim u morr për ta poshtëruar Serbinë”, thuhet në reagimin e tyre.
Tutje, gazeta shkruan se Vulin do të mbajë konsultime ugjente më presidentin serb, Aleksandër Vuçiq për këtë çështje.

Ndërkohë,  Aleksandar Vulin nuk do të mund të hyjë në Kosovë nesër për të marrë pjesë në festimet e Vidovdanit, atij i është ndaluar hyrja në shtetin e Kosovës.

 

Fraksion.com