Aurela Gaçe ka një përgjigje epike për të gjithë; E tallën dhe ofenduan në komente pasi kishte vënë make up në plazh
Vetëm pak ditë më parë, ajo u vendos në qendër të kritikave për shkak të disa fotografive të publikuara në llogarinë e saj në Instragram. Prej pak ditësh, këngëtarja e njohur Aurela Gaçe ndodhet në pushime së bashku me familjen e sigurisht që ka dashur të ndajë sa më shumë momente prej tyre, megjithatë ndjekësve të saj u është e papërshtatshme që këngëtarja ka përdorur make up ndërkohë që merr rreze apo lahet në det. E sigurisht që nuk kanë hezituar të shprehin pakënaqësitë e tyre nëpër komente, të cilët jo vetëm që nuk ishin aspak dashamirës, por edhe fyes në emër të këngëtares dhe familjes së saj. Aurela nuk është ndjerë aspak mirë nga kjo situatë dhe ka vendosur t’u përgjigjet ditën e sotme me një foto të disa viteve më parë, të cilës i ka bashkangjitur edhe një shkrim të gjatë.
‘’ Dikur, ne Shqipërinë e lirë, linda edhe unë, u rrita , erdha mes jush kështu, siç më shikoni, këtu 20 vjet më parë. Ishte koha kur bëja ç’të më donte kokrra e qejfit me kokën time, me vetullat, ngyrat e buzëve. Koha kur shumë s’me kuptonin: “Si guxon kjo ta bëjë këtë? Të dalë para nesh kështu?’’ A thua se po thyeja ndonjë ligj, hë? Atëherë i shpëtova ” burgut të mendjeve të ngushta “, ndonjëherë edhe duke u mërzitur e duke qarë në shtepi, duke pyetur veten se çfarë kanë keta me kokën time? E të nesërmen e beja prapë, sepse kjo jam, më pëlqen edhe e bëj e s’ia marr dorën njeriu, përderisa kjo gjë nuk u prish as jetën, as qetësinë, as thyen ligje. Koha kaloi, disa më deshën pikërisht për këtë, disa mësuan të më pranojnë kështu, disa më urryen pikerisht për këtë. Disa akoma ,po po, akoma merren me koken time, edhe pse e dinë që ndryshimi që ata presin, s’ka për të ndodhur kurrë. Sa keq…sa keq më vjen për ata. Unë vazhdoj jetoj po njësoj, s’kam ndryshuar asnjë grimë nga ajo që isha, sepse ky është thelbi i të jetuarit , e lirë. Unë e di që edhe mbas vdekjes , do të ketë nga ata që do të më këndojnë akoma këngët ( dhe janë shumë ), e do të ketë edhe nga ata që do të thonë ” Ah,kjo që behej si klloun” (këta sigurisht janë me kokrra).
Por e rëndësishme është që unë jetoj, e theksoj si të më dojë kokrra e qejfit . Mes dashurisë së familjes, njerëzve që më duan e i dua, të atyre që këtu më falin kaq shumë dashuri për atë që marrin nga unë. Dhe janë kaq shumë. E ka akoma pak nga ata që shqetesohen për kllounllikun tim. Shpesh falenderoj secilin që më fal dashuri sepse ata janë njerëzit që na duhen rreth vetes, vetëm pozitivitet. Jeta eshte kaq e bukur dhe ikën shpejt për ta jetuar ndryshe. . Ndërkohë që unë jap e marr dashuri, ka e do të ketë nga ata që do të vazhdojne të bëjnë bzzzzz bzzzzz si mizat bezdisëse në pjatën e shijshme ose në m**. Varet nga këndvështrimi. Ata në fakt nuk kanë problem të kuqin e buzëve, joooo. Ata kanë problem thjesht lirinë.”
Fraksion.com