Takimi Trump – Putin, Stoltenberg: Qasje e dyfishtë e NATO-s ndaj Rusisë; Mbrojtje e fortë e kombinuar me dialog politik
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi të hënën lidhur me takimin midis presidentit Trump dhe presidentit Putin se do të jetë një takim në përputhje me politikat e NATO-s.
Ai tha se qasja e dyfishtë e NATO-s ndaj Rusisë, është mbrojtje e fortë, mbrojtje e kombinuar me dialog politik.
“Unë nuk jam në gjendje të konfirmoj ndonjë takim. Por ajo që mund të them është se një takim midis Presidentit Trump dhe Presidentit Putin do të jetë në përputhje me politikat e NATO-s. Për shkak se NATO beson në dialogun me Rusinë. Ne e kemi atë që e quajmë qasja e dyfishtë ndaj Rusisë – mbrojtje e fortë, mbrojtje e kombinuar me dialog politik.
Rusia është fqinji ynë, Rusia ka për të qënë. Dhe ne duhet të flasim me Rusinë, pjesërisht për të përmirësuar marrëdhëniet tona me Rusinë, por edhe nëse nuk është e mundur të përmirësojmë marrëdhëniet në të ardhmen e afërt, është e rëndësishme të menaxhojmë një marrëdhënie të vështirë me Rusinë”, tha ai
“Domethënë se kemi tensione më të larta, kemi më shumë prezencë ushtarake, ushtrime ushtarake më shumë pranë kufijve tanë. Ne duhet të sigurohemi që kjo të zhvillohet në një mënyrë që nuk rrezikon incidente apo aksidente dhe nëse ndodhin që ato nuk dalin jashtë kontrollit. Pra, kur tensionet janë të larta, është më e rëndësishme të kemi dialog. NATO ka qenë në gjendje të zhvillojë 7 takoime të Këshillit NATO-Rusi, gjatë dy viteve të fundit. Për 2 vjet nuk ka pasur takime në Këshillin NATO-Rusi, nga viti 2014 deri në vitin 2016. Që atëherë kemi pasur 7 takime, duke iu drejtuar Ukrainës, uljes së rrezikut, transparencës ushtarake, informatave reciproke mbi ushtrimet. Pra, për mua, një takim midis presidentit Trump dhe presidentit Putin do të jetë vetëm pjesë e dialogut që zhvillohet midis aleatëve të NATO-s dhe NATO-s dhe Rusisë”.
Fraksion.com