Stoltenberg: Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë në NATO; Marrëveshje historike që ofron një mundësi historike
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi të hënën se pret nga liderët e shteteve të Aleancës, që në samitin e korrikut të marrin një vendim për fillim zyrtar të negociatave mbi anëtarësimin e plotë të Maqedonisë në NATO
“Vendimi do të merret nga krerët e shteteve dhe qeverive në Samitin tonë në korrik. Por unë pres dhe shpresoj që kryetarët e shteteve dhe qeverive të mund të bien dakord për të filluar bisedimet e pranimit. Pastaj sigurisht, do të jemi në gjendje ta ftojmë ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë për t’u bërë anëtare e plotë nëse marrëveshja është finalizuar dhe zbatuar plotësisht. Do të thotë që ne kemi nevojë për ratifikimin e plotë, por edhe një referendum, dhe një votim po në një referendum. Por, duke qenë se kjo ndodh, unë jam mjaft optimist. Pastaj mendoj se ekzistojnë dy vendime të ndara – qoftë të fillojë bisedimet e pranimit me NATO dhe Bashkimin Evropian. Nuk është për mua të komentoj për atë që vendos Bashkimi Evropian, por jam mjaft optimist kur bëhet fjalë për NATO-n. Gjithashtu për shkak se ne kemi përsëritur përsëri dhe përsëri si NATO se ne do të ftojmë ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë për t’u bërë anëtare sapo çështja e emrit të zgjidhet.
Lidhur me rezervat midis vendeve anëtare të NATO-s ose nëse ekziston një rrezik i mundshëm që Maqedonia të mos ftohet pë tu bërë pjesë e Aleancës, shefi i NATO-s tha se “Nëse ish Republika Jugosllave e Maqedonisë finalizon dhe zbaton marrëveshjen, gjithashtu me një votim jo në referendum, atëherë NATO do ta ftojë shtetin të bëhet anëtar i plotë. Sepse kemi deklaruar shumë herë më parë.
Kjo është një marrëveshje historike e cila ofron një mundësi historike për ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë për t’u bërë anëtare e plotë e NATO-s. Dhe me të vërtetë kërkoj njerëzit e vendit të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të mbështesin marrëveshjen. Nëse marrëveshja nuk mbështetet, atëherë nuk mund të shoh se si mund të jetë e mundur në të ardhmen që të ftojë shtetin të bëhet anëtar. Pra, kjo është një mundësi e vetme që duhet të kapet. Dhe unë do të doja ta mirëpres vendin si anëtar i plotë i NATO-s, prandaj përkrah fuqimisht marrëveshjen”, tha Stoltenberg.
Fraksion.com