AktualitetPolitikëTë fundit

Sot mësohet fati i negociatave: Holanda kërkon më shumë progres nga Shqipëria dhe Maqedonia

Shqipëria do të mësojë ditën e sotme fatin e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Në mbledhjen e Këshillit të Punëve të Përgjithshme, pjesë e Bashkimit Europian do të diskutohet mbi mundësinë e zgjerimit të mëtejshmëm të Bashkimit Europian dhe mbi kërkesën e Komisionit Europian për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Ora 09:11 Holanda kërkon më shumë progres nga Shqipëria dhe Maqedonia

Ministri holandez i Punëve të Jashtme deklaroi se Shqipëria dhe Maqedonia kanë bërë progres.

Stef Blok tha se në mbledhjen e sotme do të diskutohet mbi çështjen e negociatave dhe për dy ditë do të sqarojnë të gjithë pikëpyetjet që kanë mbi progresin.

Blok: Dy vendet kanë bërë progres por jo mjaftueshëm, duhen rezultate konkrete mbi korrupsionin.E rëndësishme është që të dy vendet kanë treguar këmbëngulje në luftën kundër korrupsionit por duhet të shohim më shumë.

08:59 Hahn: BE të japë sinjal pozitiv për Ballkanin

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, i bëri thirrje bllokut që të nisë negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë dhe Shqipërinë, duke theksuar rëndësinë e dhënies së një “sinjali pozitiv” për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Mendoj se të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm se sa e rëndësishme është të japim një sinjal pozitiv në rajon”, tha komisioneri Hahn.

Ora 08:41- Liderët e BE mblidhen në Luksemburg, Sllovakia pro hapjes së negociatave

Liderët e BE mbërrijnë në seli për mbledhjen e Këshillit të Punëve të Përgjithshme.

Ivan Korçok, sekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sllovakisë deklaroi për gazetarët se mbështet hapjen e negociatave për Maqedoninë dhe Shqipërinë.

Ivan Korçok: Maqedonia ka bërë progres, duhen të hapen negociatat, ka shënuar progres në zgjidhjen e emrit. E njëjta situatë edhe për Shqipërinë.

Vendimi miratohet nga Këshilli Europian me 28 dhe 29 qershor

Në përgjigje të kërkesës së Ora News, zëdhënësi i Këshillit Europian, tha se çështja e zgjerimit diskutohet këtë te marte nga Këshilli i Punëve të Përgjithshme të Bashkimit Europian, ndërsa përfundimet e kësaj mbledhje mund të mbështetjen ose jo në mbledhjen e liderëve në datën 28 dhe 29 qershor.

Pra, çështja e negociatave do të diskutohet vetëm ditën e sotme dhe do t’i paraqitet për miratim Këshillit në 28 qershor.

Në mbledhjen e Këshillit të datës 28-29 qershor do të diskutohet mbi 3 tema kryesore të cilat janë emigracioni, politikat e sigurisë dhe mbrojtjes si dhe ëështjet ekonomike dhe financiare.

Gjithashtu liderët e BE do të adresojnë edhe çështjen e Brexit dhe Eurozonës./oranews.tv

 

Fraksion.com