Rita Ora, ‘e fiksuar’ me ushqimin tradicional shqiptar
Këngëtarja e famshme, Rita Ora ka provuar ushqime të ndryshme në të gjithë botën por duket se nuk e lë traditën shqiptare.
Me anë të një postimi në Instagram, ajo ka treguar se nëna e ka mësuar të dojë vendin dhe disa prej gatimeve të njohura.
”Në shtëpi me nënën Vera Ora, pite”, shkruajti ajo në fotografinë e publikuar.
Kujtojmë se bukuroshja shqiptare është përfolur kohët e fundit për lidhjen e dashurisë por nuk ka dhënë ende një deklaratë për historinë e re. Ndërkohë vijon turneun e saj muzikor që po pritet mjaft mirë.
Fraksion.com