AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Po ju tregoj shifrat e punësimit të siguruar

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në rrjetin social “Facebook” shifrat e të punësuarve në sektorin jo bujqësor.

Kryeministri shkruan se shifrat e  publikuara janë nxjerrë nga pasqyrat e muajve maj 2013, maj 2017 dhe maj të këtij viti, në Regjistrin e Sigurimeve Shoqërore.

Grafiku i publikuar tregon se  nga viti në vit, numri i të punësuarve është rritur.

Duke u bazuar tek grafiku në fjalë, në vitin 2013 kanë qenë 465.494 të punësuar,  në  2017 shihen 640.266, ndërsa deri në maj të vitit 2018 shifra e të punësuarve shkon në 673.640.

 

Ja statusi i z Rama:

 

 

Fraksion.com