AktualitetRajoniTë fundit

Emri i Maqedonisë, Ivanov refuzon të firmosë marrëveshjen me Greqinë

Presidenti i vendit, Gjeorge Ivanov, përmes një komunikate për shtyp ka bërë të ditur edhe vendimin e tij zyrtar që të mos e nënshkruaj Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për emrin me Greqinë.

“Në kryerje të funksionit të Presidentit të Republikës së Maqedonisë gjithmonë veproj me përgjegjësi dhe të drejtat e mia dhe detyrimet i kryej brenda kornizave të Kushtetutës, ligjeve dhe interesave të Republikës së Maqedonisë”, thuhet mes tjerash në njoftimin me shkrim të presidencës.

Ashtu siç bëri me ligjin e gjuhëve, presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov sërish shkakton polemika e tension me refuzimin për të firmosur marrëveshjen historike me Greqinë, që mbylli më në fund pas gati tre dekadash sherrin e vjetër të emrit, i cili po kthehej gati në një nyje gordiane.

Në zbatimin e funksionit të Presidentit të Republikës së Maqedonisë, unë veproj gjithmonë me përgjegjësi dhe të drejtat e mia dhe detyrimet i kryej brenda kornizave të Kushtetutës, ligjeve dhe interesave të Republikës së Maqedonisë”, thuhet mes tjerash në njoftimin me shkrim të presidencës.

Deklarata numëron 5 arsye perse Ivanov nuk pranon t’i vërë firmën e tij Ligjit për Marrëveshjen me vendin fqinj. Arsyet nisin me një justifikim.

Nuk kam mandat ta nënshkruaj dekretin për shpalljen e Ligjit për ratifikim të kësaj Marrëveshje, thotë ivanov. Arsyeja e dyte, ne logjiken e kreut te shtetit maqedonas, është se ujdia del jashtë kornizave të rezolutave 817 dhe 845 të Këshillit te sigurimit te OKB-se.

Më tej thuhet se ajo nuk ka bazë kushtetuese dhe nuk është e ratifikuar në pajtueshmëri me Kushtetutën, ligji për ratifikimin e paktit nuk respekton tre nene të dokumentit themeltar dhe në fund, marrëveshja e vendos në gjendje të nënshtrimit dhe varësisë nga shtete tjera, konkretisht të Greqisë.

Zoan Zaev dhe Aleksis Tsipras e nënshkruan më 17 qershor ujdinë që përveçse zgjidh një ngërç të madh, i hap Maqedonisë rrugën e anëtarësimit euroatlantik.

Sipas Kushtetutës, në rastin e një vetoje të presidentit ligji rikthehet serish në Kuvend ku këtë herë duhet votuar me shumicë absolute, e në fund, shkon sërish në presidence, këtë herë në formën detyruese të nënshkrimit.

 

Fraksion.com