AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Ja se çfarë shkruan media franceze “Journal de Dimanche” për Shqipërinë

Media franceze “Journal de Dimanche” e rendit Shqipërinë në 10 destinacionet kryesore të turistëve francezë për këtë vit.

Ky është një tjetër artikull i publikuar në mediat ndërkombëtare që i bën jehonë Shqipërisë turistike.

Kryeministri Rama  e ka shpërndarë këtë artikull në rrjetin social “Facebook”.

Ai veçon cilësimin që i bën vendit tonë kjo media, duke e konsideruar si “rivalin e ri të Kroacisë”.

 

Ja  Postimi i z. Rama:

“MIRËMËNGJES 😃

dhe me këtë artikull të francezes Journal de Dimanche, që e klasifikon vendin tonë në 10 destinacionet kryesore të turistëve francezë këtë vit dhe e quan “rivalin e ri të Kroacisë”, ju uroj një javë të mbarë 😉”

Fotografia e Edi Rama
Fraksion.com