Rama: Esadistëve të rinj të Shqipërisë iu shpua tullumbacja e Fake News
Kryeministri Rama thotë se Samiti i BE-së i mbajtur dje në Bruksel për krizën e refugjatëve ua “shpoi tullumbacen gjigande esadistëve të rinj”.
Ai thotë se ky lajm i prodhuar dhe propaganduar prej tyre s’ka asnjë lidhje me planet e BE për refugjatë.
Kë postim z Rama e bën në rrjetin e tij social Facebook.
“Dje Samiti i BE për krizën e refugjatëve shpoi tullumbacen gjigande të Lajmit të Rremë për Kampin në Shqipëri!Ky lajm i prodhuar dhe propaganduar nga esadistët e rinj të Shqipërisë në politikë e media,s’ka asnjë lidhje me planet e BE për refugjatët.Mos t’ua harrojmë këtë turp“, shkruan Kryeministri.
Fraksion.com