Letra: Kur Enver Hoxha uronte Brazilin për triumfin në Botërorin e ’70
Një letër është bërë publike kohët e fundit ku ish-lideri komunist i uron fitoren e Kampionatit Botëror të vitit 1970 që u mbajt në Meksikë.
Atë Botëror, Brazili i Pelesë arriti të triumfonte. Hoxha i dërgon një letër homologut të tij, Kryetarit të Partisë Komuniste të Brazilit, Joao Amazonas.
“Urime për fitoren e Kampionatit Botëror. Fitorja e këtyre djemve të thjeshtë të popullit brazilian është një fitore e të gjithë proletariatit botëror, kundër imperializmit dhe revizionizmit.
Populli shqiptar ka qenë me mish e me shpirt në këto ditë pranë popullit brazilian dhe kombëtares së tij të futbollit, Rroftë populli brazilian, Lavdi marksizëm-leninizmit”, – shkruan Enver Hoxha në letrën e nisur në 15.8.1970.
Fraksion.com