AktualitetTë fundit

Editori i The Balkanista: Një letër e hapur për miqtë e mi, pse duhet të vini në Shqipëri këtë verë!

Shanset janë që kur mendoni për destinacione të përkryera të pushimeve verore, Shqipëria nuk është në krye të listës. Vetë isha fajtor për të, duke zgjedhur çdo shtet tjetër të Europës për kombinimin e përsosur të diellit, plazheve, kulturës dhe argëtimit – por asnjëherë nuk e mora në konsideratë këtë vend ballkanik në listën time.

Unë jam këtu për t’ju thënë që ju duhet të merrni në konsideratë Shqipërinë si një destinacion për festën tuaj të verës. Kështu e nis artikullin editori i The Balkanista, një blog i famshëm në fushën e turizmit.

Shqipëria ka shumë potencial, vijon artikulli. “Një përzierje interesante e kulturave dhe ndikimeve, me kosto të ulët dhe krejtësisht të bukur, është shembulli i përsosur i një perle të fshehur, nën hundët tona. Ky vend ka gjithçka, nga vargjet malore, kodrat, kodrina dhe fshatra, plazhet e shtrirë me ujë blu kristal dhe plazh të bardhë.

Ushqim i bollshëm, verë të këndshme, vende historike dhe kulturore që do t’ju tërheqin vëmendjen, dhe sigurisht metropoli aktiv i Tiranës – çfarëdo lloj pushimi që do të keni menduar, Shqipëria do të ofrojë mundësi. Nëse keni ende nevojë për një bindje më të vogël, lexoni dhe shihni se pse ju duhet të rezervoni fluturimet tuaja në Shqipëri tani!”- shkruhet në një artikull të botuar disa ditë më parë.

Ndryshe nga shumë destinacione të tjera turistike të Mesdheut (Maltë, Kretë, Qipro, Spanjë), Shqipëria ende nuk është e ‘ngopur’ me turistë të shumtë, që do të thotë se nuk do të duhet të rreshtoheni me orë të tëra për të hyrë në ndonjë pikë turistike, as nuk do të duhet të bësh ‘luftë’ me turistët gjermanë për vendin e përsosur në plazh. Përderisa ajo bëhet më e zhurmshme në verë, nuk është e mbingarkuar me komercializmin dhe ngjitjen që kanë pësuar shumë destinacione të tjera. Le ta mbajmë në këtë mënyrë!

Ka plazhet më të mira në të gjithë Europën

Të nderuar pushues që dëshironi Italinë, Kroacinë dhe Greqinë, më vjen keq t’ju zhgënjej, por Riviera e Shqipërisë është në krye të çdo bregdeti që duhet të shikoni. Ndonëse kjo mund të jetë një deklaratë mjaft e diskutueshme, unë i qëndroj asaj, ashtu si shumica e shqiptarëve. Shkoni në Ksamil, Sarandë, Himarë dhe Dhërmi dhe pyesni veten në ujërat tepër të kaltra, rërën e argjendtë dhe pamjet e majme malore, të cilat në mënyrë të përkryer e formojnë bregdetin. Ka diçka të egër dhe të mrekullueshme për bregdetin shqiptar dhe unë ju sfidoj të gjeni diçka të krahasueshme kudo në kontinentin europian.

Koha është e mrekullueshme

Shqipëria gëzon klimën e përsosur mesdhetare me verë të gjatë të nxehtë dhe vjeshtë, dimër dhe pranverë. Nga maji e tutje, temperaturat mbesin vazhdimisht mbi 22 gradë gjatë ditës dhe arrijnë mbi 35 gradë gjatë muajit korrik dhe gusht. Temperatura mesatare vetëm zvogëlohet nën 20 gradë kur vijmë në nëntor, gjë që nënkupton që ju keni kohë të mjaftueshme për të eksploruar vendin dhe për të ‘gllabëruar’ diellin e tij të lavdishëm.

Vendasit janë miqësor

Populli shqiptar është miqësor, kureshtar, mikpritës dhe i sjellshëm. Shumë vendas janë të prirë që të shkundim imazhin negativ të padrejtë që është propaganduar për to gjatë viteve. Ata nuk janë të gjithë mafiozë dhe gangsterë, personalisht mund të them që kurrë nuk kam ndier më shumë siguri, se sa kam pasur në Shqipëri. Jini të përgatitur për t’iu përgjigjur 100 pyetjeve se kush jeni, prej nga jeni dhe pse jeni këtu – vendasin duan të dinë shumë detaje.

Ushqimi është mahnitës

Nëse jeni në bregdet, ju do të gjeni ushqim deti shumë të shijshëm, me çmime tepër të ulëta. Kuzhina ka një ndikim të madh nga Italia dhe çdo gjë, nga pica deri te makarona, është e krahasueshme me atë që do të gjesh atje. Ndërsa udhëtoni për në brendësi të vendit, kuzhina është më e bazuar në pjata mishi, por me prodhimet më të freskëta të mundshme. Për sa kohë kam qëndruar, koncepti i ushqimit të ngrirë nuk ekziston dhe gjithçka është tërësisht e freskët, e pastër dhe e përgatitur mirë.

Gjuha nuk i ngjan asgjëje që ju keni dëgjuar më parë

Shqipja është një nga gjuhët më të vjetra të gjalla dhe është krejtësisht ndryshe nga çdo gjuhë tjetër euopiane. Është shumë e vështirë të arrish të flasësh, por mund të provosh të mësosh disa fjalë pasi banorët e pëlqejnë kur të huajt përpiqen të flasin në gjuhën shqipe.

Ju mund të udhëtoni me lehtësi në disa vende të tjera

Shqipëria konsiderohet si një bazë e shkëlqyer për ata që duan të eksplorojnë zona të tjera të rajonit. Nga Pogradeci mund të kaloni në kufirin me Maqedoninë, nga Shkodra ju mund të udhëtoni në Mal të Zi dhe Kroaci, nga jugu mund të vizitoni Greqinë dhe Korfuzin, dhe nga veriu pse jo, shikoni Kosovën dhe Serbinë përtej. Ju mund të merrni me qira një makinë ose të merrni një autobus dhe të jeni në destinacionin tuaj brenda disa orëve. Italia është rreth 1 orë në një aeroplan ose ndryshe mund të merrni një traget nga Durrësi dhe të jeni atje brenda disa orëve.

 

Fraksion.com