Aktoret indiane, pjesë e një rrjeti prostituticioni në SHBA
Arrestimi i një çifti indian në SHBA, i cili dyshohet se drejtoi një rrjet prostituticioni duke joshur aktoret indiane, ka hedhur dritë mbi dyshimet për idustrinë e filmit në gjuhën telugu.
I njohur gjithashtu si Tollywood, është një nga industritë më të mëdha rajonale të filmit në Indi dhe prodhon filma që rivalizojnë filmat më të popullarizuar të Bollywood.
Sipas akuzave Kishan Modugumudi dhe gruaja e tij, Chandra morën 5 aktore Telugu dhe udhëtuan në SHBA me pretekstin se do të shkonin për të ndjekur ngjarje kulturore, ku ishin të ftuar.
Aktoret raportohen se shkuan në eventet kulturore ku Modugumudis do të “identifikonte klientët potencialë” të cilët do të paguanin për të kryer marrëdhënie seksuale me aktoret.
Burrat paguanin shuma midis 450 dollarë deri 2.500 dollarë vetëm në një takim.
BBC Telugu ka siguruar një kopje të deklaratës prej 42 faqesh që detajon akuzat dhe provat kundër çiftit, të cilët duket se janë nën hetime nga Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare që prej janarit 2018.
Ata u arrestuan në fund të prillit dhe dolën para gjykatës më 14 qershor.
Çështjes po i kushtohet shumë vëmendje nga mediat e lajmeve në Indi. Ata i kushtojnë shumë orë, çdo ditë historive të ngacmimeve dhe abuzimeve seksuale të pretenduara nga gratë në industrinë e filmit Telugu.
Sipas raportimeve, Modugumudi erdhi së pari në Çikago në prill të vitit 2015 dhe gruaja e tij iu bashkua atij disa muaj më vonë.
Ai thuhet se ka bërë kërkesën për vizë me arsyen se ishte “i përfshirë” me industrinë e filmit Telugu dhe donte të udhëtonte në SHBA për të “bërë kontakte”.
Vizat e çiftit skaduan gjashtë muaj pas mbërritjes së tyre, por qëndruan në SHBA.
Deklarata gjithashtu thotë se ata u arrestuan në janar për tejkalimin e kohës si pjesë e një hetimi të veçantë, por ato u liruan me kusht në shkurt. Zyrtarët e emigracionit filluan të dyshonin tek Modugumudin, kur morën në pyetje një aktore që kishte mbërritur në SHBA në nëntor të vitit të kaluar për të marrë pjesë në një event në Kaliforni.
Por kur zyrtarët u interesuan në lidhje me eventin, zbuluan se ishte zhvilluar dy ditë më parë dhe kur kontaktuan me organizatorët, ata thanë se nuk e njihnin gruan dhe se ajo nuk ishte e ftuar.
Aktorja tregoi se vizita e saj në SHBA dhe qëndrimi atje ishte rregulluar nga një burrë me emrin “Raju”, i cili ishte Modugumudi.
Në muajt që pasuan policia bëri kontrolle në shtëpinë e Modugumudit dhe nxorrën urdhër kërkim për të.
Në shtëpine tij ata zbuluan viza të rreme dhe një
“libër prostitucioni” ku përmenden emrat e viktimave, aktet seksuale dhe pagesat e marra.
Në dokumenatat e paraqitura në gjykatë përmenden 5 emra grash të ndryshme, të gjitha aktore idiane , të cilat dyshohet se u sollën në SHBA për prostitucion.
Gratë thuhet se kanë qëndruar ndonjëherë në shtëpinë e Modugumudis ose kanë udhëtuar me të në hotele si edhe qytete të tjera për të takuar “klientët”.
Policia ka marrë një pytetje një nga klientët, i cili ka pranuar se ka takuar një nga aktoret për seks.
Gjithashtu morën në pyetje një nga viktimat, e cila rrëfeu se kishte udhëtuar në 3 qytete dhe se burrat u dërguan në dhomën e saj.
Aktorja u kthye në Indi pas heqjes së vizës, por raportohet se u tha hetuesve se Modugumudi e telefonoi dhe i tha që nuk duhet të tregojë policisë asgjë në lidhje me të sepse ishte e vogël dhe e panjohur, jo një aktore e madhe.
Tammareddy Bharadëaja, një producent telugu, i tha BBC Telugu se Modugumudi nuk kishte asnjë lidhje me Këshillin e Prodhuesve , një organ zyrtar./oranews.tv
Fraksion.com