A mund të jetë ky teleferik gjigand një atraksion turistik?
Nga Mentor Kikia
Për ne që jetojmë apo kalojmë rregullisht poshtë këtij teleferiku, që e kemi parë përej vitesh të punojë dhe të flejë në heshtje të plotë, ky teleferik nuk do të thotë asgjë.
Ai është aty si dëshmi e një makinerie gjigande industriale të falimentuar, sepse nuk i rezistoi rregullave të ekonomisë së tregut.
Për ata që nuk e dinë, ky teleferik u ndërtua në kuadër të Kombinatit Metalurgjik dhe transportonte gurë gëlqerorë nga mali i Letanit, duke shfrytëzuar energjinë e metalurgjisë për të furnizuar furrat e prodhimit të gëlqeres.(Jo si sot që prodhohet me goma makinash).
Por, për të huajt, jo vetëm jashtë Shqipërisë, kjo është një mahnitje.
A mund të shndërrohet ky teleferik në një atraksion turistik? Unë mendoj që po.
Teleferiku kalon përmbi një peizash kodrash të bukura, ngjitet në malin e Letanit, dhe ofron një pamje madhështore të të gjithë luginës së Shkumbinit, përfshi qytetin e Elbasanit dhe pellgun industriual të Metalurgjisë, tashmë të zhytur në heshtje.
Duhet të mendojmë që ato që mbetën si trashëgimi të çmendurisë së industrializimit të mos i shikojmë vetëm si fatkeqësi, por ti shfrytëzojmë.
Elbasani e ka këtë fat. Atë vepër që deri dje i mori frymën, mund ta përdorë për turizëm.
Dua ta ndaj ketë diskutim me bashkëqytetarë të Elbasanit, të njohur e të panjohur.
Ndaj i lus ta shpërndajnë këtë postim dhe të japin mendimet e tyre, pas ta shndërruar në një diskutim e pse jo në një prompozinm konkret për bashkinë dhe qeverinë.
Fraksion.com