Lineker shprehet përsëri : Në fund për dreq fitojnë sërish gjermanët
Ish-lojtari i kombëtares angleze të futbollit, Gary Lineker komenton sërish mbi fitoren e Gjermanëve ndaj Suedië, duke përditësuar edhe shprehjen e tij të famshme për “Mannschaft”-in.
“Futbolli është një sport i shpikur nga anglezët. Aty luhet 11 kundër 11, por në fund fitojnë gjithmonë gjermanët”, do të thoshte ai pasi humbi ndaj Gjermanisë në gjysmëfinalet e Botërorit “Itali 1990”.
Ndërsa pas golit të jashtëzakonshëm nga goditja e dënimit të Toni Kroos, që i dha fitoren Gjermanisë kundër suedezëve, ai e përditësoi këtë frazë.
“Futbolli është një lojë e thjeshtë, 22 burra vrapojnë pas topit për 82 minuta dhe më pas gjermanët mbeten me një lojtar më pak. Kështu që 21 burra vrapojnë për 13 minuta pas topit e në fund për dreq fitojnë sërish gjermanët”, shkroi ai në Twitter.
Football is a simple game, 22 men chase the ball for 82 minutes and the Germans get a player sent off so 21 men chase the ball for 13 minutes and at the end the Germans somehow fucking win.
— Gary Lineker (@GaryLineker) June 23, 2018
Fraksion.com