Sport

Ashpërsohet lufta për Mbappe, United sulmon

Gara për sulmuesin e Paris Saint Germain, Kylian Mbappe po bëhet më e fortë.

Manchester United është i gatshëm që të përfshijë dhe Anthony Martial në ofertën e tyre për të mundur Manchester City-n për të marrë shërbimet e Mbappe.

Jose Mourinho është në kërkim të një sulmuesi të ri pas largimit të Zlatan Ibrahimovic verën e kaluar. Portugezi ka yllin e kombëtares angleze, Marcus Rashford, por është i gatshëm që të lejojë kalimin e Martial në Francë për të marrë Mbappe.  Tabloidi britanik “Mirror” shkruan se United ka kontaktuar me përfaqësuesit e lojtarit. Drejtuesit e gjigantëve anglezë i kanë shfaqur interesin për 19-vjeçarin, i cili deri më tani po bën paraqitje të shkëlqyer me Francën në Rusi, në kuadër të Kupës së Botës.

Klubi parizien e mori në formë huazimi nga Monaco verën e kaluar Mbappe, por ra dakord që të paguajë 166 milionë paund për t’a sjellë atë pranë Neymar.

PSG kishte konsideruar shitjen e Mbappe këtë verë në qoftë se ata do të ishin gjendur në shkelje të rregullave financiare të UEFA-s për Fair Play, por organi qeverisës evropian e pastroi klubin francez po këtë muaj.

Në garë për të marrë shërbimet e 19-vjeçarit, sipas shtypit britanik janë futur edhe rivalët e “Djajve të kuq”, Machester City. Por, siç duket gara do të jetë e fortë, pasi edhe PSG me Monacon nuk do ta lëshojnë lehtë.

Fraksion.com