Trump: Koreja e Veriut ende një kërcënim i jashtëzakonshëm
Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka thënë se Koreja e Veriut ende është “një kërcënim i jashtëzakonshëm” ndaj vendit të tij.
Trump me dekretin presidencial të nënshkruar ka lejuar përsëri sanksionet ekonomike ndaj Koresë së Veriut, e cila posedon armë bërthamore dhe zgjati për një vit “gjendjen kombëtare emergjente” ndaj këtij shteti.
Trump pas takimit me liderin e Koresë së Veriut Kim Jong-un në Twitter shkroi “Tanimë nuk ka kërcënim bërthamor nga Koreja e Veriut”. Ndërkaq nënshkrimi i këtij dekreti vetëm 9 ditë pas kësaj deklarate, shtroi pikëpyetje.
Në dekretin presidencial thuhet se politikat e qeverisë dhe veprimet e Koresë së Veriut paraqesin një kërcënim të jashtëzakonshëm dhe të pazakonshëm ndaj sigurisë kombëtare, ekonomisë dhe politikës së jashtme të SHBA-ve.
Trump me një vendim historik në Singapor u takua me liderin e Koresë së Veriut. Të dy liderët nënshkruan një dokument gjithëpërfshirës për vazhdimin e negociatave diplomatike mes SHBA-ve dhe Koresë së Veriut për pastrimin e Gadishullit Korean nga armët bërthamore./AA
Fraksion.com