AktualitetEkonomiTë fundit

Tatimet: Nën kontroll subjekteve turisike në Gjirin e Lalëzit

Strukturat e Zbatimit, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve njoftojnë se kanë nisur verifikimet në terren për të siguruar mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Në këtë kuadër u realizuan vizita në disa subjekte në zonën e Gjirit të Lalzit, në Durrës, ndërsa do të vijohet në të gjitha zonat turistike të vendit ku do të verifikohen më shumë se 20,000 tatimpagues.

Qëllimi i këtyre vizitave është kontrolli dhe verifikimi i tatimpaguesve që ushtrojnë veprimtari në këtë sektor, në mënyrë që të sigurohet respektimi i një sërë detyrimeve, si: për të qenë të regjistruar si biznes në QKB dhe në administratën tatimore; për dokumentimin e mallrave gjendje apo në transport; për të lëshuar kupon tatimor apo faturë tatimore për çdo transaksion që tatimpaguesi kryen me klientët e tij; për të regjistruar të gjithë punonjësit e angazhuar në biznes me kohë të plotë apo të pjesshëm; për të afishuar çmimet e shitjes së mallrave apo të shërbimeve të ofruara.

AT njofton se në asnjë rast nuk ka për qëllim ndëshkimin e subjekteve, por edukimin, informimin dhe ndërgjegjësimin për përmbushjen vullnetare të detyrimeve tatimore, të përcaktuara nga legjislacioni, si dhe nxjtjen për të realizuar në kohë pagesat.

Administrata Tatimore është e angazhuar për të qenë në çdo kohë e pranishme në territor, për të kontrolluar dhe verifikuar nga afër situatën në të gjitha zonat turistike të vendit.

 

Fraksion.com