SportTë fundit

Shaqiri-Xhaka: Pse u kritikuan për simbolin e shqiponjës

Valë reagimesh pas golave të shënuar nga Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka e simbolit të shqiponjës në stadium: Nëse ka shqiptarë të entuziazmuar, dy futbollistët ndeshen me kritika të përzierjes së futbollit me politikën.

    
Fitorja e Zvicrës ndaj Serbisë (2:1)dhe shanset e forta për të kaluar në çerekfinalen e Botërorit në Rusi kaluan në plan të dytë të shtunën, kur debati u ndez për simbolin e shqiponjës që përdorën dy yjet e futbollit zviceran me origjinë nga Kosova, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

Simboli i shqiponjës që bëri si Xherdan Shaqiri ashtu edhe Granit Xhaka pas golave që shënuan në ndeshjen me Serbinë ka shkaktuar një valë reagimesh jo vetëm në Serbi, por edhe në republikën e Alpeve, Zvicër. Politikanë të partive të ndryshme zvicerane e shohin veprimin e futbollistëve të dikurshëm të Bundesligës gjermane si “të panevojshëm” ose “budallallëk”. Të dy yjet e futbollit e justifikuan këtë me “emocionet e forta” në një “ndeshje të veçantë”.

Russland WM 2018 l Serbien vs Schweiz – 1:2 Tor Xherdan Shaqiri (Getty Images/C. Rose)

NZZ: Pa sensibilitet politik

Gazeta “Neue Zürcher Zeitung” shkruan se “Xhakës dhe Shaqirit mungon sensibiliteti i duhur politik”. Ndërsa gazeta bulevardeske zvicerane Blick shkroi se “Xhaka dhe Shaqiri janë dy budallenj gjenialë.” Për shumë tifozë serbë ky gjest i dy yjeve të futbollit shihet si provokim i fortë. Në fund të një maratone intervistash Shaqiri u tregua nervoz me një gazetar që pyeste duke theksuar me ton “e kam thënë disa herë, se nuk dua të flas për këtë.”  Bëhet fjalë për futboll dhe jo politikë. Ndërsa Xhaka u shpreh SRF, se “entuziazmi nuk ishte mesazh për kundërshtarin”, por “fitorja ishte për familjen time që më mbështet gjithmonë.”

 

Russland WM 2018 l Serbien vs Schweiz – 1:2 Tor Xherdan Shaqiri (Reuters/G. Fuentes)

Megjithë kritikat, dy futbollistët patën mbështetje nga kapiteni i skuadrës, Stephan Lichtsteiner. “Në fillim të ndeshjes na duhej të dëgjonim nga ministri i Jashtëm serb gjëra si – kundër kujt luajmë ne këtu? Kundër Kosovës? Kundër Shqipërisë? Apo kundër Zvicrës?”. Trajneri Vladimir Petkovic u shpreh se duhet të përqëndrohemi tek futbolli dhe se “duam të tregojmë më shumë.” Madje edhe vendi i parë në grup është i mundur.

Gazeta gjermane “Bild” shkruan se më parë tifozët serbë i kishin pritur me fishkëllima dy futbollistët me origjinë shqiptare. Eksperti i ZDF-së, Urs Meier u shpreh se “ky ishte provokim i tifozëve serbë, ata duhet ta lenë këtë.”

 

Fraksion.com