AktualitetPolitikëTë fundit

Kritikët, fushatë të re kundër Bashës?!

Vendimi i Bashkimit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë, zërat për hapjen e një kampi refugjatësh dhe e ardhmja e Partisë Demokratike, kanë qenë disa nga çështjet kryesore të diskutuara në studion e lajmeve të Report TVme Edvin Kullurin, anëtar në Këshillin Kombëtar të PD-së.

I pyetur për situatën e brendshme në PD, Kulluri ka thënë se nëse kryetari i PD-së, Lulzim Basha, nuk arrin të rrëzojë qeverinë Rama, atëherë Këshilli Kombëtar i PD-së ka për detyrë t’a shkarkojë.

“Basha nuk është kryetari i opozitës, në këtë kuptim s’jemi përballë një qeverie abuzive, por përballë një klike.

O do rrinë Lul Basha me Edi Ramën dhe do ikin shqiptarët ose do ikin këta e do rrinë shqiptarët.

Nëse Lulzim Basha nuk rrëzon dot qeverinë deri në fund të vjeshtës, atëherë Këshilli Kombëtar duhet t’a shkarkojë”, deklaroi Kulluri.

Më tej, demokrati Kulluri ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryetarit Lulzim Basha, për të cilin tha se nuk është një njeri i lirë. Për propozimin e Berishës për një djegie të mundshme të mandateve, Kulluri tha se është zgjidhja e vetme pas 28 qershorit.

“Kjo është një ndarje pikëpamjesh. Është një ndarje qasjesh morale, por jo fizike apo krisje politike brenda PD-së. PD, në këtë kohë kaq të vështirë gjatë udhëheqjes së zotit Basha. Kohezioni brenda PD-së është i padiskutueshëm. Qëndrimi i Berishës është i vetmi që duhet mbajtur.

Me këtë qeveri s’mund të vazhdohet. Ka të dhëna që likujditetet e qeverisë janë minimale, as për të paguar rrogat. Opozita s’ka asnjë rrugë tjetër.

Tingëllon si ekstremiste, por unë besoj se një qeveri, një mazhorancë, kjo është rruga e vetme. Pas 28 qershorit kur negociatat të mos hapen, PD s’ka më çfarë të bëjë në parlament.

Kjo është edhe një ftesë për zotin Basha. Por unë mendoj se ai se bën dot, sepse nuk është njeri i lirë”, shprehet anetari i Keshillit Kombetar te PD.

Edvin Kulluri ka komentuar dhe çështjet aktuale që janë në fokus të debatit politik mes qeverisë dhe opozitës.

Kulluri ka thënë se BE nuk ka për të hapur negociatat me Shqipërinë, pasi sipas tij, vendi ynë nuk i ka përmbushur 5 detyrat e caktuara nga BE.

“Të pesta prioritetet e njohura tashmë, Shqipëria nuk ka bërë progres këto vite. Kjo duhet thënë dhe është një e vërtetë e madhe. Reforma në Drejtësi tashmë po na del që është një teatër i madh. Ata faktorë që e nxitën këtë Reformë në këtë mënyrë kanë përgjegjësinë e tyre, po largohen tashmë nga ky vend.

Jemi para një përgjegjësie të madhe si para BE-së edhe para shqiptarëve. Se kishim mangut një Reformë në Drejtësi që po shkon kështu.

Asnjë nga gjyqtarët nuk është kapur duke vjedhur. Më e rëndë se kaq s’bëhet. Krimin dhe korrupsionin e keni vetë parasysh çdo bëhet.

PS nuk gjen dot një ministër që të mos jetë i lidhur me drogën. S’kanë pse t’i hapin negociatat BE me një vend si ne”, tha Kulluri.

I pyetur për lajmet për ndërtime kampe refugjatësh, Kulluri ka thënë se Shqipëria s’mund të zgjidhë krizat e vendeve europiane. Për këtë thotë anëtari i Këshillit Kombëtar  të PD-së, vendi ynë s’ka as kapacitetet e mjaftueshme.

“Mendoj se zgjidhja e krizës gjermane, franko-italiane s;mund të zgjidhet në Shqipëri. E dyta Shqipëria s’ka asnjë kapacitet. Kjo qeveri nuk arrin të mbajë dot shqiptarët brenda. Shqipëria s’ka kapacitete sociale as buxhetore.

Ka një prirje të krimit të organizuar, këto 5 vite që flasim do ishte një katastrofë për Italinë e para që do të largojë emigrantët. Ta themi troç, elitat liberale të mëparshme dështuan me këtë çështje.

Duan të ristabilizohen sërish. Pranvera arabe ishte një dështim. Kjo është një lojë e rrezikshme, s’i takon Shqipërisë të futet në këtë lojë. S’është kusht për negociatat. Opinioni s’ka për ta pranuar këtë si zgjidhje.

Kemi një situatë inkandeshente në popull”, deklaroi anetari i forumit te larte te PD.

Debati në Komisionin e Medias, mes deputetëve demokratë Albana Vokshi, Flamur Noka, dhe Ervin Salianji, ishte një tjetër temë ku Kulluri u ndal në diskutimin e tij.

Kulluri hodhi akuza në drejtim të kryebashkiakut Erion Veliaj. Ai tha se Veliaj është një “klloun” që po përdoret nga kryeministri Edi Rama në çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar.

“Problemi i teatrit ka tre çështje themelore. Metrat nuk mund të tjetërsohen nga qeveria me ligj. Procedurat pa ligj, është hap korruptiv.

Mungesa e transparencës, manipulimi me një projekt që s’ka ekzistuar kurrë. Ajo është pasuri publike. As Zoti, s’mund të shkojë në komision pa u thirrur. Aty janë deputetët që përfaqësojnë sovranin. Ajo ishte më e pakta. Veprimi i Salianjit? Pse ju duket më mirë hyrja me dhunë e Veliajt?

Ai duhet të hyjë kur të thirret. Është imitues i megafonit të Ramës. Është punë e Ramës jo e tij, një klloun. Nuk është ky problemi. Problemi është çfarë do ndodhë me Teatrin Kombëtar?”, tha Kulluri.

Fraksion.com