Gaza, ushtarët izraelitë plagosin fotoreporterin e AA-së
Ushtarët izraelitë kanë plagosur fotoreporterin e Anadolu Agency (AA), Ali Yadallah, i cili po ndiqte protestat paqësore të palestinezëve në Rripin e Gazës pranë kufirit me Izraelin, raporton Anadolu Agency (AA).
Fotoreporteri i AA-së u qëllua me armë zjarri në krahun e majtë pas së cilës u transportua në një spital të Gazës.
Forcat izraelite kanë ndërhyrë mbi demonstruesit e mbledhur në zonë.
Ushtarët izraelitë gjatë protestave të qeta të “Marshit të Madh të Kthimit”, të cilat mbahen nga 30 marsi në kufirin e Gazës, kanë vrarë 128 palestinezë dhe kanë plagosur mbi 14.000 të tjerë.
Palestinezët më 30 mars, me rastin e Ditës së Tokës, kanë organizuar demonstrata paqësore “Marshi i Madh i Kthimit” në kufirin midis Rripit të Gazës dhe Izraelit.
Ushtarët izraelitë kundër popullatës civile që kërkojnë “kthimin në territorin nga i cili është dëbuar, si dhe heqjen e bllokadës së Gazës që është vendosur që nga viti 2006” shpesh përdorin municione luftarake.
Fraksion.com