Vazhdon heshtja zyrtare për takimet Kotzias-Bushati
“Në Rodos Kotzias e Bushati po vazhdojnë edhe sot me ritme intensive përpjekjet për të kyçur marrëveshjen, me qellim që pastaj të ndërmarrin hapin përfundimtar dy kryeministrat, Tsipras e Rama”. Kështu bën të ditur portali grek, Neës247, duke iu referuar burimeve ekskluzive.
Ndërkaq portali vë në dukje se marrëveshja e mundshme mund të ndeshë në refuzimin e presidentit Ilir Meta për t’i dhënë autorizimin kryeministrit. Por Neës 247 shton se ka një optimizem të përmbajtur që presidenti do të ndryshoje qëndrim, i ndodhur nën presionin edhe të faktorit ndërkombetar.
Njoftimi i Neës247 pëe mundësinë e mbylljes së marrëveshjes ka shkaktuar një valë reagimesh kundër Ramës, shkruan portali grek, duke përmendur edhe intervisten e ish kryeministrit Sali Berisha për Ora Neës.
Duke iu referuar reagimeve në Shqiperi rreth takimeve Kotzias- Bushati, portali grek shënon se, bën përshtypje argumentimi që përdor opozita shqiptare, që i ngjan shumë argumentimeve të opozites maqedonase kundër marrëveshjes për çështjen e emrit, por edhe reagimeve të qarqeve nacionaliste në Athinë.
Edhe pse Kotzias e Bushati kanë pasur dy takime në Rodos e me gjasë do të kene edhe gjatë ditës së sotme, nuk ka asnjë njoftim zyrtar rreth përmbajtjes së ketyre takimeve.
Ministria e jashtme greke, thjesht ka ripublikuar në rrjetin social Twitter një foto qe më heret Ditmir Bushati e kishte publikuar ne Twitter -in e ministrisë se vet./
oranews
Fraksion.com