Tatimet: Tërhiqni kuponin tatimor ose refuzoni blerjen kur subjekti nuk e lëshon
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i është rikthyer edhe një herë kujdesesh për kuponin tatimor duke u bërë thirrje qytetarëve që të rrisnin përgjegjshmërinë për ta tërhequr atë. Në çdo rast kur subjektet nuk lëshojë kupon Tatimet nënvizojnë se atyre u lind e drejta të refuzojnë transaksionin.
“Administrata Tatimore, ju bën thirrje qytetarëve dhe i inkurajon që të tërheqin kuponin tatimor, për çdo mall apo shërbim që marrin. Tërheqja e kuponit tatimor, përveçse një detyrim ligjor dhe e drejtë e gjithsecilit, është një kontribut i drejtpërdrejtë për ekonominë dhe shërben në përmirësimin e shërbimeve publike për të gjithë.
Administrata Tatimore, ju kujton se çdo blerësi, personi fizik, juridik ose individi, i lind e drejta të mos kryejë transaksionin për vlerën e mallit ose shërbimit të ofruar, nëse shitësi nuk lëshon faturën tatimore ose kuponin tatimor.
Administrata Tatimore ju fton te denonconi çdo rast të mos lëshimit te kuponit tatimor duke vendosur , në dispozicion të bizneseve dhe qytetarëve: numrin e gjelbër pa pagesë 0800 14 14, adresën elektronike denoncime@tatime.gov.al. Ju gjithashtu mund të dërgoni mesazhe, foto apo filmime në numrin 069 70 73 733” thuhet në njoftimin e Tatimeve.
Fraksion.com