AktualitetPolitikëTë fundit

Negociatat për Shqipërinë: Ende pa thënë fjala e fundit

Ambasada e Hollandës në Tiranë shprehet se qeveria do të mblidhet në datën 26 qershor, ku dhe do të jepet fjala e fundit lidhur me negociatat e Shqipërisë.

Nga ana tjetër Franca nuk ka ende një qëndrim zyrtar, mbi planin e zgjerimit të BE.

Pritet që Presidenti Makron të japë qëndrimin e tij pak ditë para samitit të BE.

Ndërkohë, Gjermania ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar mbi votën që do të japë kur të shqyrtohet propozimi për hapjen e negociatave të integrimit me Shqipërinë.

Të pyetur nga Ora News pas deklaratës së kryeopozitarit Lulzim Basha se Bundestagu ka vendosur t’i thotë ‘jo’ negociatave me Shqipërinë, zyrtarët e ambasadës gjermane janë shprehur se do të ketë një mbledhje tjetër javën e ardhshme.

“Në kuadër të procedurës parlamentare të përcaktuar nga Bundestagu, çështja e hapjes së negociatave do të diskutohet javën e ardhshme në seancë plenare”, thuhet në reagim.

 

Fraksion.com