AktualitetEkonomiTë fundit

Konflikti i interesit në tender, APP: Institucionet kanë shkelur rregullat, ja si duhet të veprojnë

Agjenica e Prokurimit Publik (APP) u ka bërë thirrje autoriteteve kontraktore që të respektojnë rregullat që lidhen me tenderat dhe rastet e konfliktit të interesit.

Në një dokument të bërë publik nga ky institucion, autoriteteve u tërhiqet vëmendja për shkak se janë vërejtur raste kur nuk janë respektuar rregullat si dhe kujton situatat që duhet të mbahen në konsideratë për të shmangur këtë problem. Ajo sjell në vëmendje ligjin për prokurimin publik dhe në udhëzim “Mbi Dekalrimin e Konfliktit të Interesit nga Zyrtarët e Prokurimit” të cilat duhet të mbahen parasysh në çdo rast.

“Ne zbatim të këtij Udhëzimi, me qëllim shmangien e konfliktit të interesave në procesin e prokurimit, autoritetet kontraktore janë udhëzuar të mbajnë parasysh kërkesat ligjore për parandalimin e konfliktit të interesit, kërkesa këto që parashikon neni 21 i Ligjit Nr. 9367. datë 07.04.2005 ‘Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar, por edhe neni 56 dhe 64 i VKM Nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” i ndryshuar. Gjatë ushtrimit të detyrave të saj, APP ka konstatuar problematika në zbatimin e këtij Udhëzimi nga autoritetet kontraktore.” Vlerëson Agjencia.

Lidhur me këtë ajo u ka kërkuar insiucioneve që të marrin në konsderatë dy situata gjatë zhvillimit të një procedure prokurimi konkretisht përpara emërtimit të zyrtarëve të prokurimit dhe më pas nga komisioni i vlerësimit të ofertave në momentin e hapjes së ofertave.

Kështu parandalimi i konfliktit të interesit duhet të mbahet në konsideratë në 2 (dy) situata gjatë zhvillimit të një procedure prokurimi konkretisht, përpara emërimit të zyrtareve të prokurimit dhe më pas, nga komisioni i vlerësimit të ofertave, në momentin e hapjes së ofertave.

Së pari përpara emërimit të zyrtarëve të prokurimit në cilësinë: person përgjegjës për prokurimin anëtar në njësinë e prokurimit, anëtar në grupin e punës për përllogaritjen e fondit limit/hartimin e specifikimeve teknie anëtar në komisionin e prokurimit këto të fundit duhet të nënshkruajnë një deklaratë, përmes së cilës ato duhet të vetëdeklarojnë nëse ndodhen ose jo në kushtet e konfliktit të interesit, sipas parashikimeve të nenit 21 te Ligjit Nr.9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar.

Së dyti zyrtarët e përfshirë në procesin e vlerësimit të ofertave pra anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave në momentin e hapjes së ofertave janë të detyruar të bëjnë një vetëdeklarim nëpërmjet nënshkrimit të një deklarata ku ata duhet të deklarojnë se nuk ndodhen në kushtet e konfliktit të interesit me ofertuesit pjesëmarrës.

Në rastet kur konstatohet konflikt interesi në një procedurë APP sqaron se duhet të ndiqen hapat e përshkruar në udhëzim me qëllim që titullari i autoritetit kontraktor ose zyrtari i autorizuar prej tij ta marrë në konsideratë këtë fakt gjatë emërimit të zyrtarit të prokurimit ose anëtarit të komisionit të vlerësimit të ofertave të meren masa për zvendësimin e tij dhe më pas të vijohet me procesin e prokurimit./Monitor

 

Fraksion.com