AktualitetKosovaTë fundit

Haradinaj me 5 korrik në interpelancë për pagesën e 53 milionë eurove për “Bechtel&Enkan

Kryeministri Ramush Haradinaj do të paraqitet me 5 korrik në interpelancë për pagesën e 53 milionë eurove për “Bechtel&Enkan”. Kështu ka vendosur Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e radhës. Pas mbledhjes për media nuk është deklaruar asnjë nga anëtarët e kryesisë.

Mirëpo sipas të dhënave të marra nga zyrtarët e Kuvendit, në ketë mbledhje është vendosur për mbajtjen e tri seancave.

Dy seanca do të mbahen më 28 qershor, njëra është seancë e jashtëzakonshme lidhur me Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP), e cila do të fillojë në ora 10 për të vazhduar pastaj në ora 12 me vazhdimin e seancave në të cilën do të diskutohen pikët e papërfunduara./EO

 

Fraksion.com