AktualitetRajoniTë fundit

Greqia është sërish në gjendje të paguajë

Greqia ka luftuar shumë me krizën e borxheve dhe do duhet edhe në të ardhmen të luftojë. Por, përfundimi i programit të shpëtimit është një zhvillim pozitiv edhe për BE, sipas Bernd Riegert.

Mbas tetë vjetësh Odiseje nëpër stuhitë e tregjeve financiare, ulje-ngritjet e zonës së euros dhe dallgët e mëdha të politikës së brendshme, grekët mbërritën aty ku donin të shkonin. Në muajin fusht fillon programi i tretë i ndihmës i donatorëve ndërkombëtare. Ky është një lajm i mirë për Greqinë, e cila po ngrihet dalëngadalë në këmbët e veta. Edhe për Bashkimin Evropian, që po kalon kohë të vështira, ky është një lajm i mirë. Më në fund.

Stabil, po i pashëruar krejt

Shtetet e monedhës së përbashkët bashkë me Bankën Qendrore Evropiane dhe Fondin Monetar Ndëkombëtar arritën kundër gjithë kritikave, rezistencës politike dhe thirrjeve paralajmëruese të Kasandrës, të kapërcenin krizën më të rëndë që kishte njohur Evropa deri atëherë. Jo vetëm Greqia, edhe Irlanda, Portugalia dhe Spanja u ndihmuan me ndihmën e shteteve të euros. Në Greqi ka zgjatur shumë shumë kohë, sepse më 2015 Greqia zgjodhi një qeveri që shkaktoi një herë një kaos të madh, para se të detyrohej që të shihte mirë për të krijuar një ide për situatën. Tetë vitet e fundit, Greqia ka kaluar tre falimentime dhe një herë u ndodh para përjashtimit nga zona e monedhës së përbashkët.

Me përpjekje të përbashkëta të kreditorëve dhe sakrificave të mëdha të popullit grek u arrit më në fund stabilizimi i Greqisë, i cili nuk është më nevoja të qëndrojë në trajtim të posaçëm. Megjithatë krejt nuk ka shpëtuar. Zhvillimi ekonomik ndodhet ende nën nivelin e parakrizës, papunësia është e lartë dhe aftësia për konkurencë e ulët. Por drejtimi i reformave është si duhet. Progonza është pozitive. Greqia me qeverinë e saj radikale të majtë deri në liberalo ekonomike, Syriza, ka marrë sërish besimin e tregjeve financiare.

Nëse kryeministri Tsipras qëndron në kursin që ka, ekperimenti mund të sjellë rezultate të mira. Grupi i euros ka mësuar shumë në ketë tetë vite. Aksioni gjigand i shpëtimit me kredi prej gati 300 miliardë eurosh dhe falje borxhesh prej 100 miliarde euro, ishte i pashembullt. Duhej provuar dhe improvizuar shumë. U bënë edhe gabime, por në përgjithësi hesapet u bënë mirë.

 

Griechenland Bank (Getty Images/AFP/O. Gouliamaki)

Grupi i euros ka mësuar nga tragjedia greke. U krijuan kështu instrumenta të rinj për të qenë më mirë të armatosur me situatat e ardhshme emergjente. Diskutimi aktual për propozimet gjermano- franceze për reforma për komunitetin e përbashkët monetar tregon se duhen bërë ende shumë gjëra. Programi i ndihmës ESM, që u krijua prej nevojës dhe e dëshmoi eficiencën duhet të kthehet në një fond të vërtetë monetar.

Paratë dhe standarti i jetës kanë humbur

Shumë grekë, që kanë humbur para dhe standartin e jetës prej krizës, me siguri që nuk gëzohen nga përfundimi i programit të shpëtimit. Ata kanë paguar çmimin për gabimet ekonomike të shumë qeverive nga e majta në të djathtë. Pa politikë kursimi dhe pa kontrolle të nevojshme nga jashtë Greqia do vuante në falimentim dhe ekonomia do ishte goditur edhe më shumë. Kjo duhet të jetë paralajmërim për shumë qeveri, përshembull për atë populiste që ka ardhur tani në Itali. Pa komunitetin solidar të euros dhe pa rrjetet e sigurisë, që krijoi ajo nuk mund të menaxhohej në asnjë lloj mënyre kriza ekonomike dhe financiare./DW

 

Fraksion.com