AktualitetTë fundit

Vizë në SHBA: Ambasada njofton të martuarit

Ambasada amerikane në Tiranë jep  sot në rrjetin social Facebbok një njoftim të rëndësishëm në lidhje me aplikimin për viza turistike.

Kohët e fundit pas marrëveshjes mes dy vendeve çdokush që kualifikohet për një vizë turistike e përfiton atë për një afat 3 vjeçar me të drejtë hyrje dhe dalje të palimituar.

Por  Ambasada bën  me dije se të interesuarit  duhet të specifikojnë  statusin aktual që kanë nëse ata  janë çift.

Ka një ndryshim mes vizave për çifte të martuar dhe atyre të fejuar.

 

Ja statusi i Ambasadës Amerikane në Facebook:

 

🇦🇱️ | Mali i Dajtit është i mrekullueshëm. Kenny dhe unë u ngjitëm fundjavën e kaluar. Takuam njerëz interesantë përgjatë rrugës dhe disa çifte të dashuruarish na pyetën për procesin e vizave. Ja këshilla ime: Kategoria e vizës për çiftet e martuara është e ndryshme nga kategoria e vizës për çiftet e fejuara. Cila është e duhura për ju? 👉 #PyetAnnën

 

Fraksion.com