Rama: Ja si do t’i japim jetë një krahu të paralizuar dhe degraduar prej dekadash
Bregu perëndimor i Liqenit të Shkodrës do të transformohet brenda 18 muajsh, do të transformohet
Kryeministri Edi Rama e ka bërë të ditur këtë lajm në rrjetin social Facebook, ku paraqet edhe video-projektin e këtij transformimi.
Sipas kreut të qeverisë, nga një vend i paralizuar dhe i degraduar prej dekadash, Shkodra do të kthehet në një perlë turistike për Shqipërinë.
Ja postimi i Kryeministrit:
“MIRËMËNGJES 😃
dhe me këtë projekt që brenda 18 muajsh, do të transformojë bregun perëndimor të Liqenit të Shkodrës nga një krah i paralizuar e i degraduar prej dekadash, në një tjetër perlë turistike të Shqipërisë, ju uroj një ditë të bukur“
Fraksion.com