AktualitetNATO/BETë fundit

NATO thekson rolin në luftën kundër tregtisë së paligjshme të armëve të vogla dhe të lehta

NATO mori pjesë në Konferencën e Tretë të Kombeve të Bashkuara për të shqyrtuar progresin e bërë në zbatimin e programit të veprimit për të parandaluar, luftuar dhe zhdukur tregtinë e paligjshme të armëve të vogla dhe të lehta në të gjitha aspektet e saj.

Konferenca e përqendruar në luftën kundër tregtisë së paligjshme të armëve të vogla dhe të lehta u zhvillua në  Nju Jork të mërkurën më 20 qershor 2018,

Zëvendës Shefi i Seksionit të Kontrollit të Armëve dhe Koordinimit të Shtabit të NATO-s, Eirini Lemos-Maniati,   vuri në dukje se gjatë viteve, NATO ka ndihmuar në shkatërrimin e mbi 600,000 armëve të vogla dhe të lehta dhe më shumë se 160 milionë municione.

Standardet teknike të NATO-s gjithashtu shërbejnë si bazë për shumë praktika më të mira ndërkombëtare në kontrollin e armëve të armëve të vogla, armëve të lehta dhe municioneve, tha ajo.

Fondi i Mirëbesimit i Partneritetit për Paqe të NATO-s mbi armët e vogla dhe të lehta aktualisht përfshin shtatë projekte me një buxhet prej mbi 40 milionë euro.


Fraksion.com