AktualitetPolitikëTë fundit

Marrëveshja e detit, mediat greke: Rama-Tsipras do e firmosin në Bruksel

Negociatat për përcaktimin e kufirit të ri detar mes Shqipërisë dhe Greqisë janë vulosur në takimin e Rodosit midis dy ministrave të Jashtëm, Nikos Kotzias dhe Ditmir Bushati.

Kështu njoftojnë sot mediat  greke, të cilat theksojnë se dy krerët e diplomacisë në Samitin e Ministrave të Jashtëm të Mesdheut Jug-Lindor mbyllën marrëveshjen e re për “Detin” dhe në total gjithë paketën, që i jep fund dallimeve historike të disa dekadave mes dy vendeve.

Sipas shtypit grek, marrëveshja është përfunduar dhe nëse nuk ka të papritura të minutës së fundit, Alexis Tsipras dhe Edi Rama në një takim privat gjatë Samitit të BE-së më 28 dhe 29 qershor në Bruksel, do të hedhin firmën historike, që do t’i hapte rrugën perspektivës së anëtarësimit të Shqipërisë.

Në artikuj theksohet gjithashtu se “marrëveshja, do të kishte përfunduar tashmë, nëse nuk do të kishte reaguar Presidenti shqiptar Ilir Meta”, por Edi Rama ka besuar gjithmonë se kjo pengesë do të kapërcehej, ndaj ka takuar disa herë personalisht Kreun e Shtetit.

Marrëveshja e arritur përfshin heqjen e ligjit të luftës, demarkacionin EEZ dhe të gjitha çështjet tjera të hapura midis Greqisë dhe Shqipërisë, duke vendosur një standard të ri në marrëdhëniet dypalëshe./gazeta shqip

 

Fraksion.com