Basha në foltore: Nuk çelen negociatat; Gjermanët më informuan mbrëmë
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se Gjermania ka marrë vendim kundër çeljes së negociatave. Ai tha se vendimi është i rakorduar mes aleatëve të majtë e të djathtë në qeverinë gjermane.
Sipas Bashës, me vendimin është njohur mbrëmë ai dhe kryeministri Rama që sipas liderit të opozitës po manipulon opinionin.
“Edi Rama mbrëmë është informuar, sikundër jam informuar dhe unë për një ngjarje të hidhur dhe me pasoja të tmerrshme për fatin e negociatave, por ai ka ardhur të bëjë të paditurin, apo të fshehë të vërtetën, përmes mediave të kapura apo joshura me favore.
Mbrëmë, vetëm 24 orë pas samitit Merkel-Macron, kristian-demokratët dhe socialdemokratët gjermanë, aleatët dhe partia simotër e PS, kanë rakorduar qëndrimin e tyre sa i përket hapjes apo jo të negociatave me Shiqprinë.
Zonja dhe zotëroinj, ashtu si Edi Rama e di fare mirë lajmin, është më i keqi që shqiptarët mund të prisnin. Është një lajm që shqiptarët nuk e meritonin, por është një vendim gjerman. Është një vendim i qeverisë gjermane, koservatorë e socalistë së bashku, dhe Edi Rama ka gënjyer. Edi Rama nuk i ka bërë detyrat, Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet.
Në këtë rezolutë që do bëhet zyrtare javën e ardhshme, për herë të parë Shqipërisë nuk i vendosen thjesht dhe vetëm kushte, por edhe proces kontrolli”, deklaroi Basha.
Pasi i mbaroi koha, kreu i Kuvendit Ruçi i ndërpreu fjalën liderit të PD i cili nuk u largua nga foltorja. Ashtu si në seancat e shkuara ai mbajti të bllokuar foltoren dhe Ruçi vendosi 10 minuta pushim.
Fraksion.com