AktualitetTë fundit

Autostrada Tiranë-Durrës, hapet në fundjavë, ARRSH:Përfundojnë punimet në Maminas-Sukth-Shkozet

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore përmes një njoftimi për shtyp bënë me dije se të premten në orën 14:00 perfundon nderhyrja per riparimin e shtresave asfaltike në Maminas-Sukth-Shkozet.

“Pas ores 14:00 dhe gjate gjithe fundjaves aksi Tirane-Durres dhe ai anasjelltas Durres-Tirane do jene plotesisht te hapur ne funksion te lehtesimit te levizjes se pushuesve qe zgjedhin plazhet gjate fundjaves. Diten e Shtune, ARRSH dhe Policia Rrugore do ju informojne serish per vazhdimin e nderhyrjes ne Shkozet-Durres dhe me tej aksin Durres-Tirane” thuhet në njoftimin e ARRSH.

Ndërhyrja në Maminas-Shkozet ishte faza e tretë e ndërhyrjes në rrugë e cila është mbyllur pjesërisht duke devijuar trafikun me skema të veçanta në mënyrë që të bëhet qarrkullimi i mjeteve. Ndërhyrja në autostradën Tiranë-Durrës po bëhet pjesërisht vetëm në zona problematike dhe nuk përfshin ndërhyrjen tërësore të shtresave asfaltike.

Kjo ndërhyrje po kryhet në kuadër të kontratës së mirëmbajtes sipas modelit të mbëshetur nga Banka Botërore që lidhet me performancën. Aktualisht ARRSH po kërkon financim në mënyrë që në një moment të dytë të kryhet ndërhyrja tërësore në rrugë dhe sipas standardeve duke respektuar kështu  studimin dhe projektin e hartuar më herët nga konsulnti.

 

Fraksion.com