AktualitetPolitikëTë fundit

PD: 4 deputetë të PS përfituan tenderat 78 milionë euro

Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama se katër deputetë të PS kanë përfituar tendera prej 78 milionë eurosh.

“Ilir Beqaj është njeriu më i afërt i Edi Ramës. Në një tender pa asnjë konkurrent, shoqëria e ish-ministrit që rrënoi shëndetësinë, u shpall fituese për 1 mld e 362 mln lekë ose 1,1 mln euro, duke patur ofertë gati të njëjtë me fondin limit, pa i kursyer buxhetit gati asnjë qindarkë. Prej kohës kur Edi Rama është kryeministër, Sadri Abazi ka fituar tendera me vlerë 34 milionë euro nga paratë publike.Dy deputetët e tjerë të partisë Socialiste, Xhemal Qefalia dhe Pjerin Ndreu, kanë përfituar secili nga tenderat publikë prej 8.1 dhe 7 milionë euro”, u shpreh Lealba Pelinku, Drejtuese e Departamentit Antikorrupsion në PD.

Për Partinë Demokratike, të tilla rekorde korruptive janë një nga pengesat e hapjes së negociatave me BE.

 

Fraksion.com