AktualitetKosovaTë fundit

Kosovë: Rritet tregtia e pajisjeve teknologjike

Në tremujorin e parë të vitit 2018 ka pasur rritje të tregtisë me pakicë të pajisjeve teknologjike dhe të komunikimit.

Kështu thuhet në raportin ‘Statistikat Afatshkurtra të Tregtisë me Pakicë, tremujori i parë 2018’, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Në bazë të të dhënave të publikuara vërejmë se në tremujorin e parë 2018, krahasuar me tremujorin e katërt 2017, ka rritje te tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara me 23.3 për qind, tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara me 19.8 për qind, tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuara me 7.7 për qind, tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara me 6.8 për qind, tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara me 5 për qind dhe tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake, në dyqane të specializuara me 0.6 për qind.

Ndërkohë që rënie kanë shënuar te tregtia me pakicë, jo në dyqane, tezga ose tregje me 10.7 për qind, si dhe tregtia me pakicë e mallrave të tjera, në dyqane të specializuara me 8.1 për qind.

Ndërkaq, krahasuar tremujorin e parë 2018 me tremujorin 2017, ka pasur rritje te tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara me 44.2 për qind, tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuara me 20.3 për qind, tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara me 14.4 për qind, tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara me 13.6 për qind, tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara me 9.4 për qind, tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake, në dyqane të specializuara me 9.2 për qind, si dhe tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje me 9.2 për qind.

Kurse, rënie është shënuar te tregtia me pakicë e mallrave të tjerë, në dyqane të specializuara me 14.8 për qind.

 

Fraksion.com