Kim Jong Un kthehet në Phenian; Mbyll vizitën në Kinë
Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un kthehet sot në Phenian pas një vizite dy-ditore në Kinë, aleati kryesor ekonomik dhe diplomatik i regjimit të tij të varfër.
Sipas Agjencisë Qëndrore të Lajmeve të Koresë së Veriut Kim Jong Un e falënderoi presidentin kinez Xi Jinping për mbështetjen që i dha takimit historik të tij me Presidentin amerikan Donald Trump. Kim tha gjithashtu se Pheniani dhe Pekini kanë hyrë në një epokë të re të bashkëpunimit dhe miqësisë dypalëshe.
Presidenti kinez citohet të ketë thënë se takimi i Singaporit ishte një “hap i rëndësishëm drejt zgjidhjes politike të çështjes bërthamore të Gadishullit Korean” dhe se shpreson që Pheniani dhe Uashingtoni t’i “zbatojnë siç duhet rezultatet e arritura në takim“.
Presidenti Donald Trump dhe udhëheqësi i Phenianit ranë dakord të punojnë drejt çarmatimit të plotë bërthamor të gadishullit Korean në këmbim të marrëveshjeje për “garanci sigurie” nga SHBA dhe pezullim të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake mes Uashingtonit dhe Seulit Koresë. Takimi i javës së kaluar ishte i pari i këtij llojit mes një udhëheqësi të Koresë së Veriut dhe një presidenti të Shteteve të Bashkuara.
Kjo është vizita e tretë këtë vit e Kim Jong Unit në Kinë.
Fraksion.com