Indonesi: Fundoset trageti; 190 të zhdukur
190 vetë rezultojnë ende të zhdukur pas fundosjes së një trageti në një liqen në ishullin Sumatra të Indonezisë të hënën.
Autoritetet po vazhdojnë kërkimet për të gjetur anijen e mbytur në liqenin Toba me një sipërfaqe prej 1,145 kilometra katrorë. Trageti ishte mbingarkuar me pasagjerë e me dhjetra motoçikleta kur u fundos të hënën në mbrëmje.
Liqeni Toba, i cili mbush kraterin e një vullkani gjigant që ka shpërthyer dhjetëra mijëra vite më parë, është një destinacion piktoresk e mjaft popullor për turistët.
18 pasagjerë u arritën të shpëtohen disa orë pas aksidentit, por përpjekjet e mëtejshme u penguan nga erërat e forta. Autoritetet besojnë se shumë prej viktimave ndodhen ende brenda tragetit.
Që nga mbytja e tragetit janë arritur të nxirren vetëm tre trupa.
Mbytjet e trageteve janë tragjedi të zakonshme në Indonezi, një arkipelag i madh me 17,000 ishuj në oqeanin Indian, kjo për shkak të zbatimit të dobët të rregullave të sigurisë.
Fraksion.com