AktualitetTë fundit

Barcelonë: Sheshi “Skënderbej” shpallet hapësira më e mirë publike për vitin 2018

Pas vlerësimeve që mori në bienalen e Çikagos një vit më parë, sot sheshi “Skënderbej” ka marrë çmimin prestigjioz Evropian për Hapësirën Publike Urbane 2018. Çmimi u akordua para pak minutash nga Qendra e Kulturës Bashkëkohore të Barcelonës dhe gjashtë institucionet evropiane më të rëndësishme të arkitekturës dhe dizajnit në Europë dhe vlerësimi u bë nga një juri e njohur ndërkombëtare e kryesuar nga arkitektja Olga Tarraso.

Sheshi “Skënderbej” u përzgjodh mes 279 projekteve nga 32 vende të ndryshme europiane, ndërsa më parë ishte zgjedhur mes 25 projekteve finaliste. Çmimin e terhoqi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si dhe përfaqësues të studios projektuese 51N4E.

Çmimin Evropian për hapësirë publik urban është një konkurs dyvjeçar organizuar nga Qendra e Kulturës Bashkëkohore të Barcelonës (ÇCB) dhe gjashtë institucionet evropiane me qëllim për të njohur dhe për të inkurajuar projektet e rimëkëmbjes dhe mbrojtjen e hapësirës publike në qytetet tona. Çmimi, i krijuar në vitin 2000 dhe këtë vit feston edicionin e tij të dhjetë. Juria Ndërkombëtare e Çmimit Urban të Hapësirës Evropiane përzgjodhi 25 punime si finaliste në mesin e 279 projekteve nga 32 vende evropiane. Çmimi Evropian për Hapësirën Publike Urbane organizohet nga Qendra për Kulturë Bashkëkohore të Barcelonës (ÇCB) dhe me partnerët: Muzeu Gjerman i Arkitekturës (Frankfurt); Muzeu i Arkitekturës Finlandeze (Helsinki); Muzeu i Arkitekturës dhe Dizajnit (Lubjanë); Fondacioni i Arkitekturës (Londër); Qyteti i Arkitekturës dhe Trashëgimisë (Paris) dhe Qendra e Vjenës e Arkitekturës (Vjenë)

Për këtë sesion u dorëzuar 279 punime nga të cilat: Spanja (52), Portugalia (18), Italia (17), Franca (16), Belgjika (14), Holanda (14), UK (13), Gjermania (12), Polonia (10), Zvicra (10), Rumani (9), Bullgaria (8), Republika Çeke (8), Sllovenia (8), Serbia (7), Ukraina (7), Austria (6), Rusia (6), Danimarka (5), Hungaria (5) , Turqia (5), Shqipëri (4), Suedia (4), Kroacia (3), Estonia (3), Irlandë (3), Norvegjia (3), Bosnje dhe Herzegovinë (2), Greqi (2), Lituania ( 2), Luksemburgu (2), Sllovakia (1).

 

Fraksion.com