AktualitetFjalaTë fundit

A duhet t’u besojmë atyre që kanë ide politike të ndryshme nga tonat?

Nga Oliver Burkeman

Pak kohë më parë, në po këtë rubrikë, u reshtova krah atyre që ishin në favor të arratisë nga realiteti. Më shtyu pamundësia për të folur me këdo, pa përfunduar duke folur për politikë – sidomos Trump dhe Brexit – dhe popullariteti misterioz i programeve televizive dhe romaneve, që mendojnë se kanë diçka për të thënë në lidhje me “klimën politike aktuale”, kur qartësisht idealja do të ishte të distancoheshin nga ajo klimë.

Më mirë të lexosh rrëgime aventurash apo romane sentimentale të të kaluarës. Jo vetëm është e pashëndetshme për ne, që politika është e kudogjendur, por siç thotë filozofi Robert Talisse, është e pashëndetshme edhe për vetë politikën. Atëherë? E keni ndjekur këshillën time? Jam i sigurt që jo. Dhe për të qenë i sinqertë, nuk e kam bërë as unë. Me sa duket nuk e kanë bërë as pjesëmarrësit në një studim të ri të neuropsikiatres Tali Sharot dhe kolegëve të saj, mbi fenomenin shqetësues që e kanë quajtur “pasojat epistemike”.

Eksperimenti ishte kompleks, por rezultatet të padiskutueshëm: nëse ne dijmë idetë politike të dikujt, nuk jemi më në gjendje të gjykojmë objektivisht aftësinë e tij në sektorë, që nuk kanë fare të bëjnë me politikën. Jemi më të prirur të dëgjojmë këshillat e personave që ndajnë idetë tona politike dhe të ndikohemi prej tyre, edhe nëse flitet për kura dentistësh, plane pensioni, zgjerim të kuzhinës sonë, apo çdo gjë tjetër që nuk ka fare të bëjë me politikën. Sigurisht, nuk ka rëndësi nëse një dentist ao një punëtor nuk është dakord me ne për Brexit, apo Jeremy Corbinin. Duke iu drejtuar një publiku amerikan, studiuesit morën shembullin e dikujt që zbulon se dermatologu i tij është republikan. “Të njohësh tendencat politike të një personi, nuk duhet të kushtëzojë gjykimin tën mbi aftësinë e tij në fushën mjekësore”. Por nuk është kështu.

Por, prisni pak. Eshtë e vërtetë që duhet t’i besojmë një mjeku republikan? Një pjesë e imja do të donte të përgjigjej po. Por një tjetër pjesë nuk mund të mos kujtojë një studim, prej ku ka dalë se shumica e republikanëve nuk mendojnë që ndryshimet klimatike janë të shkaktuara nga njeriu, dhe që është më e sigurt të kesh një armë në shtëpi. Nëse kanë gëlltitur këto marrëzi, si do të kenë interpretuar të dhënat shkencore dhe çfarë bindjesh duhet të kenë për çështje të tjera si, për shembull, tumori i lëkurës?

Më në përgjithësi, ajoq ë dua të them është se politike, pasi ka kolonizuar gjithçka, ia ka dalë të kolonizojë edhe perceptimin tonë mbi faktet. Dhe nëse dikush nuk është dakord me mua mbi ndryshimet klimatike apo armët, ndoshta jam unë që gënjej veten, por mbetet problemi që po flasim për fakte dhe jo opinione. Në këtë situatë, nuk është e thënë të jetë jologjike që të mos u besojmë kundërshtarëve tanë politikë, për pothuaj gjithë pjesën tjetër.

Eshtë një rreth vicioz: do të kish qenë më mirë sikur politika të mos ishte kaq tribale, por duke parë që është – dhe tashmë është bërë edhe për gjërat më elementare – mbase vlen të nisim të sillemi në mënyrë tribale. Në fund të fundit, nëse pala tjetër ka humbur kontaktin me realitetin, nëse duam të kemi një marrëdhënie të arsyeshme me realitetin, duhet të refuzojmë gjithë vizionin e saj për botën, jo vetëm idetë e saj politike. A është e mundur ta bëjmë po u përçmuar të gjithë si qenie njerëzore, e si pasojë ta transformojmë politikën në një luftë të vërtetë? Imagjinoj që shumë shpejt do e zbulojmë. / The Guardian/ Bota.al

 

Fraksion.com