AktualitetEkonomiTë fundit

Tregjet e BE-së me mallra “Made in Albania”

Italia, Greqia e Gjermania, janë tre vende të BE-së, që mbajnë peshën më të madhe të eksporteve shqiptare,  nga  katër partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë.

Shifrat më të fundit të publikuara nga INSTAT mbi tregtinë e jashtme tregojnë se tendenca e orientimit të mallrave “Made in Albania” drejt tregjeve europiane është në zgjerim.

Sipas INSTAT, shkëmbimet tregtare, për pesë muajt e parë te vitit 2018, me vendet e BE zënë 67.5% të gjithë tregtisë.

Në periudhën janar-maj 2018, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 77.4% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 62.4% të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia me 35.6% te volumit te tregtisë gjithsej, Gjermania me 7%, Greqia me 6.7% dhe Kina me 5.9%.

 

Fraksion.com