AktualitetPolitikëTë fundit

Teatri Kombëtar: Veliaj shkon te “Media”; Vokshi: Dil jashtë, arrogant!

Një përplasje e ashpër është regjistruar në Komisionin e Medias mes kryetares Albana Vokshi dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Në rendin e ditës ishte zhvillimi i seancës dëgjimore për çështjen e Teatrit Kombëtar me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, por në mbledhje është paraqitur edhe Veliaj.

Vokshi iu drejtua Veliajt duke thënë se ishte i paftuar në këtë seancë dhe s’mund të flaës për çështjen e teatrit, por kreu i Bashkisë është kundërpërgjigjur duke listuar arritjet e tij në krye të institucionit, si për të treguar se edhe projekti i ri i Teatrit Kombëtar do të jetë një sukses.

“Se di pse ka frikë për shpjegimin e një projektligji që e ka përparësi për ta konsultuar dhe ndjekur mbarëvajtjen se gjithmonë Rama vendos t’ju çojë çift juve të dyve kudo që të shkoni. Ose s’keni aftësinë për të mbrojtur ose s’doni”, iu drejtua Vokshi, Kumbaros dhe Veliajt.

Më pas debate degjeneroi në fyerje dhe ofendime, teksa kryetarja e Komisionit kërkoi edhe ndërhyrjen e Gardës për të nxjerrë jashtë sallës kryebashkiakun Veliaj.

 

Ja disa nga replikat: 

 

Albana Vokshin: Mos u trego arrogant..

Veliaj: Mos gënje, nëse do të bëhesh aktore shko bëj audicion.

Veliaj: Të erdha për respekt.

Albana Vokshi: Nuk dua respekt.

Veliaj: Ti ndoshta nuk meriton respekt. Tani më thua çohu ik.

Vokshi: Më vjen keq që ke ardhur të bësh zhurmuesin.

Veliaj: Shfrytëzoni çdo kauzë, si ke lodrat.. që sollët Nishanin, ja ku jemi sot.

Vokshi: Jeni i paftuar. Unë mund t’ju nxjerr jashtë. Keni ardhur i paftuar sepse nuk doni të lini.

Veliaj: Teatri do të jetë njësoj si pazari e këndi i lojërave.

Vokshi: Mbyll mikrofonin, këtu drejtoj unë jo ju.

Veliaj: Më ftove të vij, nesër merr çmim sheshi “Skënderbej” nuk mund të vij. Shihni lodrat, të gjithë deputetët e PD-së i ke tek lodrat dhe Pazari i Ri.

Vokshi: Dështove si aktor dhe ke sjellë teatrin në Parlament. Shkon i vjedh protestën aktorëve. Mos bëj arrogantin. Me mua nuk ia del dot./shqip

 

Fraksion.com