Të ardhurat për frymë dhe konsum në Sjhqipëri më i ulti në Europë edhe për vitin 2017
Shqipëria vijon të mbetet e fundit për sa i përket konsumit dhe të ardhurave në Europë. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, të ardhurat mesatare për frymë të shqiptarët ishin sa 29% e mesatares së Bashkimit Europian, nga 30% që ky tregues ishte një vit më parë, sipas Monitor.
Pas nesh renditet Bosnja me 32%, e cila dikur kishte një tregues më të përkeqësuar se Shqipëria, por që na e kaloi në vitin 2016.
Të ardhurat më të larta për frymë ndër vendet e Ballkanit Perëndimor i Mali i Zi, të cilat në 2017-n ishin 46%. Më pas renditen Serbia dhe Maqedonia me të ardhura për frymë sa 37% e mesatares së Bashkimit Europian.
Edhe konsumi është më i ulëti në rajon. Për 2017-n, konsumi për frymë llogaritej 37% e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat. Nivelin më të lartë të konsumit për frymë në rajon e mban Mali i Zi. Konsumi për frymë u llogarit bë 2017-n sa 57% e mesatares së Bashkimit Europian. Serbia renditet e dyta me 46%, pasuar nga Bosnja dhe nga Maqedonia me përkatësisht 42 dhe 41%.
Ndryshe nga Shqipëria, shtete e tjera kanë arritur që të përmirësojnë treguesit e të ardhurave për frymë në rport me mesataren e BE-së, duke ecur më shpejt se ne me të ashtuquajturin procesin e konvergjencës (rritjen me ritme më të shpejta se vendet e BE-së, me synim për të arritur sa më shpejt mesataren europiane të të ardhurave.
Prej vitit 2012, procesi i konvergjencës (që nënkupton një rritje më të shpejtë të Shqipërisë në raport me shtetet europiane në mënyrë që t’i afrohemi gradualisht mesatares së BE-së) jo vetëm ka ngecur, por është përkeqësuar. Deri në vitin 2015 ishim të parafundit, ndërsa në 2016-n Bosnja ka dalë përpara nesh. Shteti me probleme të mëdha etnike dhe burokratike, për shkak të ndarjes administrative të dy njësive, ka rritur raportin e të ardhurave ndaj mesatares së BE-së, nga 28% në 2012-n, në 31% në 2016-n.
Për sa i përket Bashkimit Europian, nivelin më të ulët të konsumit për frymë e mban Bullgaria me 49% të mesatares dhe më të lartin Luksemburgu me 253%. Europa Perëndimore dhe Veriore ka një nivel më të lartë të të ardhurave për frymë se sa mesatarja e Be-së.
Burimi: Eurostat
Burimi: Eurostat
Fraksion.com