SHBA pezullon stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut
Departamenti Amerikan i Mbrojtjes njoftoi se janë pezulluar stërvitjet e përbashkëta ushtarake të forcave amerikane dhe koreanojugore.
“Në pajtim me urdhërin e presidentit Donald Trump, Pentagoni ka pezulluar të gjitha stërvitjet ushtarake që forcat amerikane dhe koreanojugore planifikonin t’i kryenin në muajin gusht”, njoftoi zëdhënësja e Pentagonit, Dana W. White.
Në njoftim theksohet se zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë dhe Pentagonit këtë javë do të mbajnë takime të veçanta në të cilat tema kryesore do të jenë stërvitjet e përbashkëta ushtarake të SHBA-ve dhe Koresë së Jugut.
Trump pezullimin e stërvitjeve ushtarake e paralajmëroi pas samitit me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un në Singapor, duke i quajtur ato të panevojshme dhe shumë të shtrenjta.
Dy liderët në Singapor nënshkruan edhe memorandum për bashkëpunim i cili parasheh vazhdimin e dialogut në drejtim të ndërtimit të paqes dhe fillimin e procesit të çarmatosjes bërthamore të Gadishullit Korean./AA
Fraksion.com