AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: 91% biznese në Shqipëri, paguajnë vetëm 5% taksë mbi fitimin

Kryeministri Edi Rama  ka pasqyruar sot uljen e taksave dhe tatim fitimin nërmjet një vidio të postuar  në Facebook.

Sipas Ramës kjo ulje e re e taksave e çon në 91% numrin e bizneseve në Shqipëri të cilët paguajnë vetëm 5% taksë mbi fitimin.

“Me pasqyrën e uljes së re të taksave që e çon në 91% numrin e bizneseve në Shqipëri, të cilat paguajnë vetëm 5% taksë mbi fitimin, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Vidio e publikuar sqaron  se  bizneseve me xhiro deri në 14 milionë lekë ju ulet tatimi nga 10% në 5% dhe se  nga kjo përfitojnë 10852 biznese ose 50.8% e bizneseve.

 

Fraksion.com