AktualitetBota+Të fundit

Presidenti kinez Xi dhe Kim Jong Un takohen përsëri

Presidenti kinez Xi Jinping i tha të martën kreut të Koresë së Veriut Kim Jong Un se ai shpreson që Peniani dhe Uashingtoni të mund të zbatojnë plotësisht rezultatin e samitit të javës ku Kim Jong Un premtoi të punojë drejt çnuklearizimit në këmbim të garancive të sigurisë nga SHBA.

Takimi i nivelit të lartë në Singapor shënoi një “hap të rëndësishëm drejt zgjidhjes politike të çështjes bërthamore të Gadishullit Korean”, tha zoti Xi Jinping Xi gjatë takimit në Pekin me udhëheqësin koreanoverior.

Kina shpreson se Koreja e Veriut dhe SHBA do të mund të zbatojnë mirë rezultatet e arritura në Singapor,” tha zoti Xi. Kina do të luajë si gjithmonë një rol konstruktiv” në këtë proces, tha ai.

Vizita dy ditore e Kim Jong Unit në Kinë nuk ishte paralajmëruar më parë, por pritej si pjesë e traditës së fqinjëve komunistë për t’i raportuar njëri-tjetrit rreth zhvillimeve të rëndësishme.

 

Fraksion.com