“Mos më thirr Manu”, jam Presidenti”; Macron “dush të ftohtë” adoleshentit
Emmanuel Macron po takonte të rinjtë në Paris, kur një djalosh e thirri atë në një mënyrë, që nuk i la aspak shije të mirë presidentit francez.
Sjellja miqësore e studentit i kaloi kufijtë, pasi ai iu drejtua Kreut të Shtetit duke thënë: “Hej Manu, ç’bëhet?”.
Macron nxitoi që ta qortonte adoleshentin francez pas përshëndetjes së tij joformale.
“Jo, jo, nuk mund të flasësh kështu”!
“Unë jam zoti President. Këtu je në një ceremoni zyrtare dhe duhet të sillesh mirë. Mund të bësh si klloun sa të duash, por sot kemi Marsejezën, Këngën e Partizanëve, kështu që më thirr “Zoti President” ose “Zotëri”. Dakord? Kështu pra”, i tha Macron të rinjve.
Djali kërkoi falje duke thënë: “Më vjen keq, zoti President”.
Por Macron, i cili njihet për gjuhën e tij të shpejtë dhe shpesh të rangut të lartë vazhdoi: “Ndiq radhën e gjërave. Nëse kërkon të nisësh një revolucion, duhet të studiosh në fillim që të marrësh diplomë dhe të jesh në gjendje të ushqehesh vetë”.
Episodi u regjistrua gjatë pjesëmarrjes së Macron në një ceremoni në Francën veriore për të përkujtuar thirrjen e përgjithshme të Charles De Gaulle për rezistencë popullore gjatë Luftës së Dytë Botërore./Gazeta-shqip
Fraksion.com