AktualitetEkonomiTë fundit

Kriza e konsumit, shitjet me pakicë të ushqimeve në vendnumëro në tremujorin e parë

Tregtia me pakicë treguesi më i hershëm i konsumit pësoi një rritje vjetore me 1.5 % teksa në krahasim me tremujorin e fundit të vitit shitet me pakicë shënuan rënie në krahasim me tremujorin e fundit të 2017, sipas të dhënave te INSTAT.

Në tregtinë me pakicë, pa përfshirë këtu tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, indeksi i volumit të shitjeve ka pësuar një rritje prej 1,7 %, kundrejt të njëjtit tremujor të vitit të mëparshëm, shkruan Monitor.

Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, indeksi i volumit të shitjeve, është rritur 0,2 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017.

Indeksi i volumit të shitjeve, për grupin “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur 2,8 %, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës.

Në grupin “Tregti hidrokarburesh në njësi tregtare të specializuara“, indeksi i volumit të shitjeve është rritur 0,7 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017.

Ndryshimi vjetor indeksi i volumit të shitjeve, në tregtinë me pakicë në tremujorin e parë 2018 është +1,5 %.

Grupet të cilat kanë ndikuar janë: grupi “Ushqime, pije e duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara” +0,1 pikë përqindje, grupi “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” +1,2 pikë përqindje dhe grupi “Tregti me pakicë e Hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” +0,2 pikë përqindje.

Ndryshimi tremujor në indeksin e volumit të shitjeve i përshtatur sezonalisht në tregtinë me pakicë

Në tremujorin e parë 2018, indeksi i volumit të shitjeve i përshtatur sezonalisht, në grupin “Tregti me pakicë, pa përfshirë këtu tregtinë me pakicë të hidrokarbureve ne njësi tregtare te specializuara” , ka pësuar rënie me 4,1 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2017.

Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, indeksi i volumit të shitjeve përshtatur sezonalisht, ka pësuar rënie me 6,9 %, krahasuar me tremujorin paraardhës. Indeksi i volumit të shitjeve përshtatur sezonalisht në tregtinë me pakicë, për grupin “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është ulur 2 % kundrejt tremujorit të mëparshëm.

Në grupin “Tregti me pakicë hidrokarburesh në njësi tregtare të specializuara“, indeksi i volumit të shitjeve përshtatur sezonalisht është ulur 0,8 %, kundrejt tremujorit të katërt 2017.

 

 

Fraksion.com