AktualitetTë fundit

Greqi: Arratisen nga burgu 3 shqiptarë

Janë arratisur nga qelitë e Departamentit të Policisë së Argyroupoli t.re shqiptarë të dënuar për vjedhje dhe hyrje me forcë në shtëpi, të arrestuar më 13 qershor.

Ata  kanë sharruar me fletë metalike hekurat e tualetit të paraburgimit rreth orës 6:30 të mëngjesit të kësaj të marte, për t’u hedhur më pas nga një lartësi prej 10 metrash.

Por shqiptarët u  diktuan nga oficerët e policisë, që nuk i ndalën dot, pasi ata arritën të kapërcenin gardhin dhe të largoheshin.

Të arrestuar 6 ditë më parë ata ishin anëtarë të një bande përgjegjëse për mbi 70 raste vjedhjeje në Qarkun e Atikës, me një total prej mbi 400 mijë euro të siguruara nga këto veprime të paligjshme.

Policia greke ka nisur një aksion të madh për kapjen e tyre dhe sa i takon emrave, ende nuk bëhen të ditur.

 

Fraksion.com