Life StyleTë fundit

Cili vend ka studentët më të zgjuar?

OECD* ka publikuar rezultatet e testit të realizuar, duke krahasuar aftësitë e të diplomuarve në vende të ndryshme. Dhe kjo tregon një hartë shumë të ndryshme të arsimit të lartë nga ajo që jemi mësuar të shohim, të dominuara nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar me universitete si Harvard, MIT, Stanford, Oxford, Cambridge dhe UCL.

OECD ka testuar aftësitë e leximit në mesin e të diplomuarve dhe ato më të lartat nuk kanë qenë në SHBA apo Britaninë e Madhe, por në Japoni dhe Finlandë. Këto shifra, bazuar në rezultatet e testit dhe jo në reputacion, tregojnë një grup shumë të ndryshëm nga të “dyshuarit” e zakonshëm.

Lista me vendet të cilat kanë studentët me performancën më të mirë në universitete është:

1. Japoni
2. Finalndë
3. Hollandë
4. Suedi
5. Australi
6. Norvegji
7. Belgjikë
8. Zelanda e re
9. Angli
10. SHBA

Por ndërkohë që emrat e universiteteve amerikane si “Ivy League” janë të njohura në mbarë botën, universitetet norvegjeze dhe australiane duket se janë duke nxjerrë të diplomuar më të aftë.

Në renditjen e 100 Universiteteve më të mira Botërore, ka pasur 32 universitete amerikane nga 100, por vetëm një nga Zelanda e Re.

Por, të diplomuarit nga Zelanda e Re kanë bërë arritje më të larta se homologët e tyre amerikanë.

Sistemi gjerman për universitetet me tarifa të ulëta, tejkalon SHBA dhe Anglinë, të cilat kërkojnë pagesë shumë më të lartë për shkollim.

Skocia dhe Uellsi nuk janë të përfshira nga OECD, por Irlanda e Veriut është në vendin e 14-të.

Ajo hedh “dritë” në faktin se si një sistem efikas i shkollës nuk mund të përkthehet në sukses në arsimin e lartë.

Korea e Jugut dhe Singapori, të dyja kanë arritje të larta në nivel shkolle por janë nën mesatare në renditjen e të diplomuarve.

Dhe çfarë do të thotë kjo për vlerën e diplomave universitare në vende të tilla si Italia, Spanja dhe Greqia, të cilët qëndrojnë në fund të këtyre rezultateve të testit për të diplomuarit?

Andreas Schleicher, drejtori i arsimit i OECD-së, thotë se rezultatet që tregojnë nivelet e aftësisë mund të “ndryshojnë jashtëzakonisht shumë në mesin e njerëzve me kualifikime të ngjashme”.

Ata të gjithë mund të kenë diploma, por “ka dallime të mëdha në cilësinë e arsimit të lartë”.

“Kur është fjala për aftësi të avancuara të leximit, mund të jetë më mirë të marrësh një diplomë të shkollës së lartë në Japoni, Finlandë apo Hollandë sesa të marrësh një diplomë në universitet në vende si Itali, Spanjë apo Greqi,” thotë zoti Schleicher.

OECD ka krahasuar standardet e të gjithë sistemeve kombëtare të arsimit të lartë, dhe renditja e universiteteve është përqendruar në një grup elitë të universiteteve.

Renditja e Universiteteve (viti 2016-2017):

1. Instituti i Teknlogjisë në Massachusetts (Massachusetts Institute of Technology) (MIT)
2. Universiteti i Stanford-it (Stanford University)
3. Universiteti i Harvard-it (Harvard University)
4. Universiteti i Cambridge (University of Cambridge)
5. Instituti i Teknologjisë në Kaliforni (California Institute of Technology) (Caltech)
6. Universiteti i Oxford-it (University of Oxford)
7. Universiteti Kolegj në Londër (University College London)
8. Universiteti ETH në Zyrih, Zvicër (ETH Zurich)
9. Kolegji Imperial në Londër (Imperial College London)
10. Universiteti i Çikagos (University of Chicago)

Suksesi i një vendi të tillë si Finlanda në cilësinë e të diplomuarve të saj mund t’i detyrohet më shumë sistemit të saj shkollor sesa universiteteve të saj, thotë zoti Sowter.

Dhe kjo ka të ngjarë që të jetë “më e vështirë për të drejtuar një universitet të keq në Finlandë sesa në SHBA”.

Por zoti Sowter thotë se rezultatet e OECD nxjerrin në pah një pyetje të rëndësisshme në lidhje me prioritetet për arsimin e lartë.

Duhet vendet të investojnë në bërjen e një standardi të mirë të përgjithshëm – apo duhet që ata të përqëndrohen në kultivimin e disa institucioneve udhëheqëse botërore?

Renditja e universiteteve mund të nxjerrë në pah dallimet midis institucioneve individuale, por z Sowter thotë se ajo nuk mund të përdoret për të vlerësuar se sa mirë është një sistem i arsimit të lartë.

OECD përdor testet Pisa, të cilat krahasojnë standardet në shkollat e mesme në më shumë se 70 vende.

Edhe pse mund të ketë skepticizëm rreth asaj se si këto tabelaa ndërkombëtare janë llogaritur, nuk mund të shmangim rëndësinë e tyre, kur universitetet duhet të konkurrojnë njësoj si markat si institucione akademike.

Kur Oxford u emërua për herë të parë këtë vit në krye të renditjes botërore të “Times Higher Education”, ishte lajmi kryesor kudo.

Por, në bazë të tabelave të OECD-së, ndoshta festimet duhet të jenë në mesin e të diplomuarve në Japoni dhe Finlandë./EO

OECD*– Organizata për zhvillimin dhe bashkëpunimin ekonomik

 

Fraksion.com