AktualitetBota+Të fundit

Çarmatimi bërthamor i Koresë së Veriut

Zyrtarët ushtarakë amerikanë dhe ata koreano-jugor kanë rënë dakord të anulojnë manovrat ushtarake të caktuara për muajin gusht. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbojtjes së Koresë së Jugut tha të martën se aktualisht ata po presin një reagim nga Koreja e Veriut.

Presidenti Donald Trump tha se ishte ideja e tij anulimi i atyre që ai i quan “lojëra luftarake” ndërsa Uashingtoni dhe Pheniani angazhohen në negociata të besimit të mirë për të zbatuar marrëveshjen e arritur në Singapor mes tij dhe udhëheqësit Kim, për çarmatimin bërthamor. Seuli thotë se manovrat e përbashkëta janë të rendësishme dhe se stërvitje të tjera të mëvonshme mbeten një mundësi. Choi Hyun-Soo është zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Koresë së Jugut.

“Koreja e Jugut dhe Amerika do të vazhdojnë të diskutojnë masa të mëtejshme ndërsa ende nuk janë marrë vendime për stërvitje të tjera të mëvonshme.”

Presidenti jug-korean Moon Jae-in ka kërkuar bashkëpunim për këtë çështje ndërsa theksoi nevojën për të qënë të gatshëm për të zbutur presionin ushtarak ndaj Koresë së Veriut nëse ka përparime drejt çarmatimit bërthamor. Ndërkohë Pengtagoni ka thënë se do të vazhdojnë stërvitjet ushtarake në Paqësor me vende të tjera.

 

Fraksion.com